11.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

18 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare rregulla rigoroze për sigurinë detare

Gjatë kësaj jave, operacioni “SIGURIA DETARE” ka çuar në bllokimin e 18 mjeteve lundruese përgjatë vijës bregdetare nga Ksamili në Koman. Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ka vijuar kontrollet në hapësirat bregdetare, liqenore dhe lumore për të garantuar sigurinë dhe respektimin e rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese.

Në përfundim të kontrolleve, janë bllokuar 18 mjete lundruese, përfshirë: 11 jet ski, 3 skafë, 3 gomone dhe 1 varkë metalike që kishte motor uji të instaluar. Detajet e ndarjes së mjeteve të bllokuara janë si më poshtë:

– 11 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.
– 5 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.
– 1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë.
– 1 varkë metalike me motor uji është bllokuar në liqenin e Komanit për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë.

Nga 18 mjetet e bllokuara, 6 janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Për këtë shkelje, drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar me një masë administrative prej 100,000 lekë secili.

Për 4 mjete të tjera lundruese, përveç bllokimit, drejtuesit janë ndëshkuar me një masë administrative prej 100,000 lekë për mospajisje me licencën e operatorit turistik. Ndërsa, 8 mjete të tjera janë ndëshkuar me 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni. Drejtuesi i varkës metalike është ndëshkuar me 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë.

Në përpjekje për të ndihmuar turistët dhe vizitorët, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare kanë ndërhyrë në 11 raste ku është kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë rregullat e sigurisë me rigorozitet, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim për të siguruar sigurinë dhe qetësinë e pushuesve dhe përdoruesve të tjerë të mjeteve lundruese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...