9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

2 persona arrestohen në Selanik për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike

Policia greke ka arrestuar dy persona në Selanik, një 35-vjeçar me origjinë greke dhe një 39-vjeçar shqiptar, të cilët akuzohen për kultivim, trafik dhe posedim të lëndëve narkotike. Mediat e huaja raportojnë se gjatë një kontrolli në banesën e tyre, autoritetet zbuluan një laborator të përgatitur për kultivimin e kanabisit, ku u gjetën 75 bimë kanabisi, duke e kthyer banesën në një “shtëpi bari”.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi gjithashtu 7 pako me marijuanë të papërpunuar me peshë totale 2.4 kilogramë dhe 2 pako me kanabis të përpunuar (çokollatë) me peshë 68 gramë. Përveç kësaj, u konfiskuan dy automjete, 980 euro cash dhe dy celularë.

Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Selanikut, ku do të përballen me akuzat për aktivitetin e tyre kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...