26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Klea Prenga akuzon Gjyqtaren për vendim të padrejtë: “Provat e sulmit u hodhën poshtë”

Gjykata e Tiranës ka vendosur dy ditë më parë të lirojë Mariela Berishën dhe të caktojë masën e “detyrimit për t’u paraqitur” për motrën e saj, Antonela Berishën, pas sulmit të dhunshëm ndaj 24-vjeçares Klea Prenga. Megjithatë, Klea nuk ka ndërmend të heqë dorë nga çështja, duke akuzuar gjyqtaren e rastit, Migena Laska, për refuzimin e provave të rëndësishme që vërtetonin dhunën ndaj saj.

Prenga, përmes një deklarate publike, ka shprehur zhgënjimin e saj për vendimin, duke thënë: “Është e papranueshme dhe e turpshme që gjyqtarja e rastit tim hodhi poshtë çdo provë të sulmit brutal ndaj meje, përfshirë videon e sulmit të tmerrshëm. Për më tepër, avokati im nuk u lejua të përfaqësojë plotësisht interesat e mia gjatë seancës gjyqësore.”

Ajo ka akuzuar gjyqtaren Laska për korrupsion, duke theksuar se dy agresoret, që sipas saj duhet të ishin pas hekurave, janë të lira me një dënim që e cilëson “qesharak”. Klea Prenga ka shprehur hidhërimin e saj për vendimin dhe për sistemin e drejtësisë, duke shtuar se nuk do të heshtë përballë kësaj padrejtësie.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se provat e regjistruara nga kamerat tregojnë qartë momentin e sulmit, por megjithatë, ato u injoruan gjatë gjykimit.

Ndërkohë në postimin e saj në Instagram, 24-vjeçarja ka postuar fotot e xhamave që i kanë nxjerrë nga fytyra mjekët dhe plagët që i kanë mbetur nga sulmi, duke theksuar se nuk do të heq dorë derisa drejtësia të vihet në vend.

Klea Prenga në Instastory ka ripostuar edhe një reagim të motrës së saj, e cila shprehet se drejtësia nuk duhet të veprojë me dy standarde dhe të legjitimojë dhunën. Ajo po ashtu ka postuar edhe një video të filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja dhe thotë se dy motrat Berisha kanë hyrë direkt nga dera kryesore me qëllim sulmimin e Kleas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...