34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

25 ditë kërkime pa rezultat për Jurgen Karajn, Mat dhe liqeni i Ulzës nën “sitë” nga forcat shqiptare dhe ato të Kosovës

Prej 25 ditësh vijojnë pa ndërprerje kërkimet intensive për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e fortë e ujit të zallit të Darsit pas aksidentit të ndodhur më 10 janar të këtij viti.

Që nga dita e ngjarjes, operacioni i kërkimit është shtrirë përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Mat, ku çdo ditë janë angazhuar dhjetëra efektivë të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, së bashku me familjarë të 30-vjeçarit dhe struktura të tjera mbështetëse. Megjithë kontrollin e përsëritur të zonës, deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë që të çojë në lokalizimin e trupit të tij.

Nga data 29 janar, kërkimet janë zgjeruar edhe me përfshirjen e një grupi të specializuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Më shumë se 11 pjesëtarë të këtij ekipi janë çdo ditë në terren, duke bashkëpunuar ngushtë me forcat shqiptare në një operacion të koordinuar tokësor dhe ujor.

Sipas burimeve nga terreni, e gjithë vija lumore e Matit është kontrolluar disa herë, ndërsa vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe basenit ujor të liqenit të Ulzës, ku ekziston mundësia që rrjedha e ujit ta ketë transportuar trupin. Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë përdorur edhe dron nënujor në hyrje të liqenit, duke mundësuar kontrollin në thellësi dhe në zona ku ndërhyrja njerëzore është e vështirë.

Autoritetet bëjnë me dije se, megjithëse deri tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat, operacioni do të vijojë. Një element që shihet si lehtësues është rënia e ndjeshme e prurjeve të lumit Mat ditët e fundit, çka rrit mundësinë për një kontroll më të imtësishëm dhe më efektiv të shtratit të lumit dhe zonave përreth.

Ngjarja ka mbajtur prej javësh të tëra në ankth familjen e Jurgen Karajt dhe komunitetin lokal, ndërsa shpresa për gjetjen e trupit mbetet ende e gjallë, pavarësisht kalimit të kohës dhe vështirësive të terrenit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...