27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Gjermania drejt vaksinimit të detyrueshëm të popullsisë për këto grupmosha

Grupet më të mëdha parlamentare në parlamentin federal Bundestag e mbështesin vaksinimin me detyrim. Faktorë shëndetësorë dhe ekonomikë nxisin autoritetet, shkruan Auron Dodi.
Deri tani shumëçka flet që vaksinimi kundër koronavirusit do të bëhet i detyrueshëm në Gjermani. Kjo u përvijua edhe të mërkurën (26.01.) në debatin pasionant mbi tre orësh të deputetëve të parlamentit federal, Bundestagut. Ajo që duket me të vërtetë e diskutueshme është vetëm grupmosha prej së cilës shtetasit do ta kenë me detyrim të vaksinohen.

Zyrtarisht në diskutim janë këto variante: vaksinimi i detyrueshëm për mbi 18 vjeçarët, vaksinimi i detyrueshëm për mbi 50 vjeçarët; një bisedë këshilluese, me detyrim, për vaksinimin; heqja dorë nga detyrimi për vaksinim.

Grupet më të mëdha parlamentare, që përfaqësohen edhe në qeveri, Socialdemokratët dhe Të Gjelbrit, e mbështesin një vaksinim të detyrueshëm. Kjo e bën me gjasa të forta miratimin e njërit nga variantet e projektligjit për vaksinimin me detyrim. Nga grupet parlamentare të përfaqësuar në qeveri, të pavendosur janë kryesisht liberalët e FDP-së.

Debatin Bundestagu e quajti “debat orientues”. Kjo pasi tema e vaksinimit me detyrim është temë shumë polarizuese në Gjermani. Qeveria federale madje për këtë temë hoqi dorë nga paraqitja prej saj e një projektligji Bundestagut, sic bën zakonisht. Iniciativa iu la përfaqësuesve të popullit, deputetëve të Bundestagu.

Deri tani shumëçka flet që vaksinimi kundër koronavirusit do të bëhet i detyrueshëm në Gjermani. Kjo u përvijua edhe të mërkurën (26.01.) në debatin pasionant mbi tre orësh të deputetëve të parlamentit federal, Bundestagut. Ajo që duket me të vërtetë e diskutueshme është vetëm grupmosha prej së cilës shtetasit do ta kenë me detyrim të vaksinohen.

Zyrtarisht në diskutim janë këto variante: vaksinimi i detyrueshëm për mbi 18 vjeçarët, vaksinimi i detyrueshëm për mbi 50 vjeçarët; një bisedë këshilluese, me detyrim, për vaksinimin; heqja dorë nga detyrimi për vaksinim.

Grupet më të mëdha parlamentare, që përfaqësohen edhe në qeveri, Socialdemokratët dhe Të Gjelbrit, e mbështesin një vaksinim të detyrueshëm. Kjo e bën me gjasa të forta miratimin e njërit nga variantet e projektligjit për vaksinimin me detyrim. Nga grupet parlamentare të përfaqësuar në qeveri, të pavendosur janë kryesisht liberalët e FDP-së.

Debatin Bundestagu e quajti “debat orientues”. Kjo pasi tema e vaksinimit me detyrim është temë shumë polarizuese në Gjermani. Qeveria federale madje për këtë temë hoqi dorë nga paraqitja prej saj e një projektligji Bundestagut, siç bën zakonisht. Iniciativa iu la përfaqësuesve të popullit, deputetëve të Bundestagu

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

12 ditë luftë për jetën, ndërron jetë Ana Dyrmishi: nuk mundi t’u mbijetonte plagëve...

0
Një lajm i trishtë ka ardhur nga Turqia, ku 25-vjeçarja nga Durrësi, Ana Dyrmishi, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh luftë me jetën. E reja...

Tragjedi në Farkë, 24-vjeçari përplas me makinë vajzën 1 vjeç e gjysmë gjatë manovrës...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Farkë, ku një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi u...

“E bëra nga nervat, sepse humba kontrollin”, zbardhen detajet e vrasjes së 44-vjeçares shqiptare...

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi rajonin e Rodopit në Greqi, ku 44-vjeçarja Esma Muço u vra me thikë...

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...