27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

300 kg kokainë kapen në kontenier me banane, dyshohet pas ksaj fshihet mafia shqiptare

Personat e moshës 38, 45, 48 dhe 52 vjeç që besohet se janë nga Liverpooli dhe Londra akuzohen për përfshirje në nivelet e larta të krimit të organizuar në Evropën Perëndimore dhe prania e tyre në Greqi ka bërë që ekspertët të ngrenë dyshime.

Një britanik i pestë, që besohet të jetë jashtë Greqisë, kërkohet gjithashtu nga policia. Bandat e trafikut të drogës në Liverpool njihen për veprimin e tyre në nivel ndërkombëtar, me lidhje të forta me kartelet e Amerikës së Jugut. Ata u kapën me 300 kg kokainë të fshehur në një ngarkesë banane, e pikasur në Kalabri të Italisë dhe e sekuestruar në Selanik.

Zyrtarët grekë thanë se hetimi ishte një operacion i përbashkët midis Policisë Helenike, autoriteteve italiane dhe Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA). Kalabria është territori i origjinës së klaneve mafioze të frikshme dhe të fuqishme Ndrangheta, tentakulat e së cilës shtrihen nëpër kontinente dhe anëtarët e saj kontrollojnë zona të mëdha të tregtisë evropiane të kokainës.

Megjithatë, ekspertët thonë se deri më tani nuk ka pasur asnjë shenjë të vërtetë që ndonjë nga organizatat e mëdha mafioze italiane të konkurrojë ose të jetë partnere drejtpërdrejt me grupet britanike të krimit të organizuar. Sipas tyre trafikimi i kokainës nëpërmjet porteve greke është zakonisht një rrugë e përdorur nga bosët e mafias shqiptare, e cila ka dominuar tregun britanik të kokainës vitet e fundit, por ka pasur edhe dëshmi, se grupet mafioze shqiptare dhe italiane punojnë së bashku.

Dr Anna Sergi, profesoreshë e kriminologjisë dhe krimit të organizuar në Universitetin e Essex-it dhe eksperte në grupet mafioze evropiane, tha se përfshirja e supozuar e britanikëve në trafikimin e kokainës përmes Kalabrisë ishte paksa e çuditshme. Dr Sergi tha se një tjetër aspekt konfuz i sekuestrimit ishte fakti që policia greke tha se një pjesë e dërgesës së kokainës ishte e destinuar për në Australi, ku ‘Ndrangheta’ kontrollon një pjesë të madhe të tregtisë së kokainës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...