26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev,merr me vete Batonin, Blushin dhe Spiropalin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në orët e para të mëngjesit së 15 qershorit ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni – nga ku u bë nisja për në Ukrainë.

Dy krerët e Qeverive të Ballkanit Perëndimor u pritën nga forca të shumta ushtarake dhe delegacioni ukrainas.

Ata do të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt rajonit të Buchas, ku masakra ruse është vërtetuar më së shumti.

Rama dhe Abazoviç do të shohin nga afër zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase.

Më pas në orët e para të mesditës ata do të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Nga aty tre liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.

Nuk do të mungojë as edhe një intervistë ekskluzive me “New York Times”.

Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Melinda Ademi pyetet për dasmën me Granit Muhaxherin: “Nuk dua të tregoj, nuk është...

0
Këngëtarja Melinda Ademi, e cila është e fejuar me menaxherin e saj, Granit Muhaxheri, është pyetur së fundmi për planet e çiftit sa i...

“Magjistari i arratisjeve” kapet në Spanjë, shqiptari ishte arratisur 4 herë nga burgjet në...

0
Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës shqiptarin Taulant Toma, 42 vjeç, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i njohur...

E kishte denoncuar për kërcënim në 2022, detaje tronditëse nga vrasja e 44-vjeçares në...

0
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Rodopi të Greqisë, ku 53-vjeçari Bujar Meço, me origjinë nga...

Zjarret në Shqipëri, 18 vatra në 24 orët e fundit: 5 aktive dhe 6...

0
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke raportuar 18 vatra zjarri, prej të cilave 5 vijojnë të jenë aktive, 6...

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, burri vret me thikë gruan dhe...

0
Një krim i rëndë ka tronditur mesditën e sotme familjen shqiptare në Greqi, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e...