Për të parandaluar daljen e e fejuarës nga shtëpia, një 31-vjeçar shqiptar e lidhi atë në shtrat dhe i mori çelësat e shtëpisë.
Megjithatë, gruaja arriti të arratiset dhe të denoncojë shqiptarin, i cili u arrestua në Firence nga karabinierët e kompanisë Oltrarno mesnatën mes 8 dhe 9 prillit.
Ai akuzohet për rrëmbim dhe dhunë në familje.
Fejuarja e tij u gjet në një gjendje konfuze nga kalimtarët dhe u shoqërua në komisariatin e policisë Legnaia, ku dha deklaratën e saj.
Policia ka arrestuar 31-vjeçarin në shtëpi dhe ka sekuestruar një litar, i dyshuar se është përdorur për lidhjen e vajzës.