34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ish Zv/drejtori i Kadastrës në Durrës dhe 20 të tjerë arrestohen për tjetërsimin e 448,000 m2 tokë shteti

Ish zv/drejtori i Kadastrës në Durrës u arrestua sot (12 prill 2024) pas dyshimeve për bashkëpunim në tjetërsimin e 448 mijë metra katrorë tokë shteti në qytetin bregdetar të Durrësit.

Bashkë me të u arrestuan edhe dy juristë të tjerë.

Bëhet fjalë për 20 tituj pronësie në total 448 mijë metra katrorë tokë pranë universitetit të Durrësit ’Aleksandër Moisiu” në zonën e Spitallës. Ky tjetërsim ka ardhur si pasojë e dokumentacioneve të falsifikuara dhe shpërdorimit të detyrave zyrtare në Kadastrën e Durrësit.

Pas një hetimi të zgjatur, gjykata e Durrësit firmosi sekuestro preventive mbi këto tituj pronësie për të parandaluar tjetërsimin e tyre në të ardhmen.

Gjatë hetimit, u zbulua se ekzistonin dyshime të forta për përfshirjen e personave të ndryshëm në këtë skemë të paligjshme, duke përfshirë punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës.

Në mesin e personave të arrestuar, përveç ish zv/drejtorit të Kadastrës, ndodhen edhe pronarët e tjetë të paligjshëm të tokës, të cilët akuzohen për vepra të tjetërsimit dhe mashtrimit. Gjithashtu, ka edhe dy persona që janë në kërkim.

Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar plotësisht përfshirjen dhe rolin e çdo personi në këtë skemë kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...