26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

41-vjeçari nga Kosova humb jetën në Nju Jork, u sulmua teksa përpiqej të ndalonte vjedhjen e pakove në ndërtesë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Burim Havolli, 41 vjeç, me origjinë nga Kosova, ka ndërruar jetë në Brooklyn të New York-ut pasi u sulmua brutalisht ndërsa po përpiqej të ndalonte një hajdut pakosh në ndërtesën ku punonte si superintendenti.

Sipas policisë së New York-ut dhe raportimeve të mediave amerikane, ngjarja ndodhi paraditen e së mërkurës në një pallat në Ocean Avenue, kur autoritetet u njoftuan për një sulm të dhunshëm. Në vendin e ngjarjes, oficerët gjetën Havollin me plagë të rënda në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve.

Banorët e ndërtesës tregojnë se vjedhjet e pakove ishin bërë problem i vazhdueshëm, dhe Havolli shpeshherë kishte ndërhyrë për të mbrojtur banorët. Për komunitetin, ai ishte “punëtor i palodhur dhe njeri i qetë”, shumë i respektuar dhe i përkushtuar ndaj detyrës dhe familjes së tij.

Burim Havolli jetonte në SHBA me gruan dhe tre fëmijët, ndërsa lajmi i humbjes së tij ka lënë të tronditur familjarët dhe fqinjët. Policia njofton se një person i dyshuar është marrë në pyetje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Familja ka bërë të ditur se trupi i të ndjerit do të kthehet në Kosovë, ku do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...