11.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Prokuroria e Fierit çon për gjykim shtetasin italian që shkaktoi aksidentin tragjik, ndërroi jetë një i mitur

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin italian M.G., i akuzuar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 gusht 2025, rreth orës 20:00, në aksin Fier–Levan, ku automjeti me targa të huaja i drejtuar nga i pandehuri u përplas me një mjet tip “Mercedes-Benz” të drejtuar nga shtetasi E.Sh.

Sipas hetimeve, pas përplasjes, M.G. u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke shmangur përgjegjësinë administrative dhe penale. Si pasojë e aksidentit humbi jetën një i mitur, E.Sh., ndërsa tre persona të tjerë, mes tyre një tjetër i mitur, mbetën të plagosur. Prokuroria thekson se shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e të pandehurit kanë qenë përcaktuese në ardhjen e pasojave të rënda.

Në njoftimin zyrtar, organi i akuzës shpreh angazhimin për të vënë para drejtësisë çdo person që me veprimet e tij cënon jetën dhe sigurinë e qytetarëve në rrugë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...