34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

5 persona konflikt me sende të forta në qytetin e Kamëz-ës, arrestohen 2 prej tyre

Më shumë se 5 persona janë përfshirë në një konflikt me sende të forta në qytetin e Kamëz.

Policia thotë se njëri prej tyre ka tentuar të përdorë armë zjarr gjatë konfliktit.

Për këtë ngjarja një person është arrestuar, tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë kurse dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Burime bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim janë Gentjan Losha dhe Ndriçim Rama.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “The dispute”, nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

U konfliktuan me sende të forta, dhe njëri prej tyre tentoi të përdorte armë zjarri gjatë konflikti, shpallen në kërkim dy shtetas.

Vihet në pranga një tjetër, i cili pengoi zbulimin e së vërtetës duke marrë armën nga vendi i ngjarjes dhe duke u larguar.

Procedohen penalisht tre të tjerë.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në Rrugën Skënderbeu, Kamëz, menjëherë knë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The dispute”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. P., 35 vjeç, banues në rrugën “Pandeli Sotiri”.

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit D. P., 24 vjeç., S. P., 23 vjeç, dhe E. L., 33 vjeçe, të tre banues në Kamëz.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasve G. L., 29 vjeç, dhe N. R., 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Këta shtetas, ditën e djeshme, rrrth orës 19:30, në Kamëz, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta. Gjatë konfliktit shtetasi G. L., ka tentuar të përdorë armë zjarri, të cilën ja ka marrë shtetasi E. P., dhe është larguar, duke penguar zbulimin e së vërtetës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma zjarrit pistoletë dhe municion luftatak.

Vijon puna për kapjen e shtetasve G. L., dhe N. R.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...