21.4 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

5 të arrestuar për falsifikim dokumentesh për vizat amerikane, Ambasada e SHBA thirrje aplikantëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar në lidhje me operacionin e policisë së sotëm, ku u arrestuan 5 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim nën akuzën e falsifikimit të të dhënave me qëllim marrjen e vizave 10-vjeçare amerikane.

Në reagimin e saj, ambasada ka bërë thirrje të gjithë aplikantëve për vizë amerikane që të dorëzojnë aplikimet e tyre vetë dhe jo përmes personave të tjerë. Kjo thirrje vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të rritura për mashtrimet e mundshme nëpërmjet agjencive të dyshimta në rrjetet sociale, që premtojnë se do t’u sigurojnë vizat.

Reagimi i plotë i ambasadës së SHBA:

Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Prokurorinë e Tiranës për bashkëpunimin e tyre me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit të SHBA, i cili çoi në arrestimet e sotme. Vlerësojmë thellësisht partneritetin tonë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, Drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës Arenc Çela, prokurorin e çështjes Drini Pali dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit.

Njësia e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar u krijua pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë në vitin 2012 dhe është përgjegjëse për kryerjen e hetimeve penale në lidhje me lëshimin ose përdorimin e paligjshëm të pasaportave ose vizave; vjedhjet e identitetit dhe/ose mashtrimin me dokumente që prekin ose lidhen me programet, funksionet ose autoritetet e Departamentit të Shtetit të SHBA, si dhe krimet që lidhen me terrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e qenieve njerëzore dhe lloje të tjera të krimit të organizuar ndërkombëtar. Ambasada e SHBA është e përkushtuar të hetojë dhe të punojë me partnerët tanë për të ndjekur penalisht ata që kryejnë mashtrime me viza.

Ambasada e SHBA u bën thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...