34.8 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Gjirokastër/ Dhunoi nënën dhe gruan e tij dhe i kishte kanosur se do ti nxirrte nga banesa, arrestohet 63-vjecar

Policia e Gjirokastrës ka parandaluar përshkallëzimin e një rasti dhune në familje ndërsa në pranga ka rënë një 63-vjeçar. Ky i fundit kishte dhunuar nënë dhe gruan e tij dhe i kishte kanosur se do ti nxirrte nga banesa ku jetonin bashkë.

Arrestimi erdhi pas kallëzimit të bërë nga nëna e tij në polici.

Njoftimi i policise:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti dhune në familje.

Vihet në pranga 63-vjeçari që dhunoi nënën dhe bashkëshorten e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje 83 vjeçe, se djali i saj kishte dhunuar atë dhe bashkëshorten e tij, si dhe se i kishte kanosur ato, se do t’i nxirrte nga banesa e përbashkët, kanë organizuar punën për arrestimin e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij rasti dhune, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi P. A., 63 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...

“Ishte si një motër për mua”/ Dhimbje për 26-vjeçaren italiane që humbi jetën në...

0
Është kryer në Tiranë autopsia e trupit të Sara Brugnatellit, 26-vjeçares italiane nga Zocco, një lagje e Erbuscos, e cila humbi jetën në një...