34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

8 raste të vjedhje në subjekte të ndryshme, të ndodhura gjatë 2023 në pranga 2 persona në Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Cactus”.

Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të ndodhura gjatë muajve janar dhe shkurt 2023.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, të dy me precedent të mëparshëm penal, njëri prej tyre për vjedhje.

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, pasi përvetësoi sendet e vjedhura.

Sekuestrohen automjeti dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cactus”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, shtetasit:

– S. L., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve;

– A. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë kryer një sërë vjedhjesh, në kohë dhe në vende të ndryshme, 8 prej të cilave janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, gjatë punës hetimore, kanë dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas, gjatë muajve janar dhe shkurt, kanë vjedhur shuma të ndryshme parash dhe sende të ndryshme, në 8 subjekte (biznese) të ndryshme, në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 41 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi ka përvetësuar sendet e vjedhura nga këta shtetas.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga dy shtetasit e arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...