Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, kanë festuar tetëvjetorin e martesës, duke ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente nga jeta e tyre në çift.
Këngëtari publikoi disa fotografi në Instagram, ku shfaqet së bashku me Hailey-n në momente romantike. Krahas fotove, ai shkroi një dedikim për bashkëshorten:
“8 vite drejt pafundësisë. Fillime të reja. Të dua, zemër. Gëzuar përvjetorin.”
Edhe Hailey ndau fotografi nga festimi, duke e shoqëruar postimin me një mesazh të shkurtër: “8 vite”.
Çifti e bëri lidhjen publike në vitin 2016. Pas një periudhe ndarjeje, Justin dhe Hailey u rikthyen bashkë në qershor të vitit 2018.
Ata u martuan më 13 shtator 2018, në një ceremoni civile në New York. Një vit më vonë, çifti organizoi edhe një tjetër ceremoni në Karolinën e Jugut, ku morën pjesë familjarë dhe miq të afërt.
Sot, Justin dhe Hailey janë prindër të një djali, Jack Blues, i cili është dy vjeç. Përvjetori i tetë i martesës vjen kështu si një tjetër moment i veçantë për çiftin, i cili ka ndarë me fansat pjesë të ndryshme të jetës së tij familjare ndër vite.





