22.7 C
Tiranë
Wednesday, September 16, 2026

Përfundon në Hagë gjyqi ndaj Thaçit dhe katër të bashkëakuzuarve: Mbrojtja kërkon pafajësi, pritet data e verdiktit

Është përmbyllur në Hagë procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkëakuzuarve, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, lidhur me akuzat për pengimin e administrimit të drejtësisë.

Në seancën e fundit, Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi sërish që të akuzuarit të shpallen fajtorë. Mbrojtja, nga ana tjetër, kundërshtoi përdorimin e transkripteve të prokurorisë si bazë për një vendim dënues.

Avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, argumentoi se fajësia nuk mund të mbështetet në masë të gjerë te transkriptet e ZPS-së, pasi personat që i kanë përgatitur ato janë të panjohur dhe mbrojtja nuk ka pasur mundësi t’i marrë në pyetje.

Edhe avokatët e të bashkëakuzuarve të tjerë kërkuan vendime pafajësie. Sipas tyre, klientët e tyre nuk kanë kryer veprat për të cilat akuzohen dhe Prokuroria nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet.

Në anën tjetër, Prokuroria pretendon se Thaçi dhe të bashkëakuzuarit kanë ndërhyrë te dëshmitarët dhe kanë penguar administrimin e drejtësisë në lidhje me procesin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-presidentit të Kosovës.

Me përfundimin e procesit, trupi gjykues pritet të caktojë datën për shpalljen e aktgjykimit.

Ndërkohë, vëmendja mbetet edhe te çështja tjetër ndaj Hashim Thaçit, lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Për këtë proces, vendimi pritet të shpallet të mërkurën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 15 Shtator 2026

0
♈ Dashi Energjia nuk do t’ju mungojë, por kujdes me nxitimin. Në dashuri, një bisedë e hapur mund të zgjidhë një çështje të mbetur pezull....

Parashikimi I motit, e Martë, 15 Shtator 2026

0
E marta, 15 shtator, do të sjellë kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend. Moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, me...

“Big Brother VIP Kosova 5” nis më herët? Zbulohet ndryshimi i madh në moderim...

0
Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” duket se kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa detaje të reja po qarkullojnë për...

“Duhet të tregojmë se nuk kemi frikë”, Kallas reagon pas sulmit rus ndaj trenit...

0
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi se sulmi rus me dron ndaj një treni pasagjerësh...

“Claude” në duart e shteteve dhe grupeve, Anthropic ngre alarmin: AI po përdoret për...

0
Inteligjenca artificiale Claude, e zhvilluar nga kompania amerikane Anthropic, po përdoret ose po tentohet të përdoret nga shtete dhe grupe të ndryshme për qëllime...