8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

“Afati i fundit”,Erisa Xhixho kërkon informacion për efektivët e arrestimit të Ilir Metës dhe paralajmëron kallëzim penal

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit, kërkoi shpjegime dhe informacion lidhur me arrestimin e presidentit të PL-së, Ilir Meta. Ajo theksoi se sot përfundon afati për përgjigjen ndaj kërkesës për informacion mbi emrat e efektivëve të policisë që morën pjesë në arrestimin e Metës, duke i akuzuar ata për trajtim çnjerëzor dhe shkelje të Kushtetutës.

Xhixho theksoi se është dërguar një letër për trajtimin e ish-kryetarit të Kuvendit, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë veprim si një shkelje flagrante të të drejtave të tij dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ajo u shpreh se ata policë që mbajtën maska dhe nuk ishin të identifikueshëm, duhet t’i ishin dhënë të drejtat e qytetarëve të tjerë, si dhe informimi për shkakun dhe vendimin e gjykatës për arrestimin.

Pjesë nga fjalimi i Xhixhos:

U kemi dërguar një letër për trajtimin çnjerëzor që i keni bërë ish-kryetarit të Kuvendit, ish-presidentit, dhe ish-kryeministrit të vendit me urdhër të Ramës. Ju jeni përgjegjës për atë trajtim çnjerëzor të një personi i cili nuk i është shmangur në asnjë moment drejtësisë. Keni shkelur kushtetutën e vendit ku ata policë me maska pa mjet identifikimi, duhet ti thoni atij si çdo qytetari, vendimin e gjykatës dhe shkakun e arrestit, të drejtat kushtetuese dhe të drejtën për avokat dhe këtë nuk e ka thjesht Meta, por çdo qytetar.”

Xhixho theksoi gjithashtu se kërkojnë të dinë emrat e gjithë efektivëve të policisë që morën pjesë në këtë operacion dhe kërkuan sqarime mbi personat që kanë udhëhequr dhe urdhëruar atë që ajo e cilësoi si një “operacion kriminal”. Ajo paralajmëroi se nëse nuk do të merrnin një përgjigje brenda afatit të caktuar, do të përgatiten për kallëzim penal kundër atyre që ishin përgjegjës.

Xhixho vijoi: “Sot është data finale kur ne kemi kërkuar këtë informacion, nëse nuk ktheni përgjigje përgatituni për kallëzim penal kundër jush dhe gjithë atyre.”

Kjo kërkesë dhe paralajmërim për kallëzim penal lidhet me trajtimin e Metës nga autoritetet dhe ka shkaktuar reagime të mëdha nga opozita, që i konsideron këto veprime si një shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve dhe një përdorim politik të institucioneve të sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...