6.5 C
Tiranë
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Kristjan Cenaj mohon përfshirjen në vrasjen e Mariglen Gjonajt: “Nuk kam lidhje me krimin”

Kristjan Cenaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Në një intervistë televizive, 32-vjeçari ka rrëfyer detaje nga mbrëmja e fundit kur pretendon ta ketë parë viktimën dhe ka theksuar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Sipas Cenajt, ai dhe Gjonaj kishin marrëdhënie miqësore që nga fëmijëria dhe ishin fqinjë. Ai rrëfen se në mbrëmjen e zhdukjes së Mariglenit, të dy kishin shkuar në një mbrëmje mature në Gore. Cenaj shpjegon me detaje lëvizjet e tij atë natë, duke treguar se për herë të fundit e kishte parë Gjonajn në Mamurras rreth orës 04:30 të mëngjesit, kur ky i fundit ishte larguar në këmbë drejt qendrës së qytetit.

Pjesë nga intervista e Cenajt

“Të jesh i dënuar pa asnjë lloj faji apo prove, nuk di çfarë të them. Hetimet nuk janë bërë me standardet e duhura. Mua më arrestuan në vitin 2022, kur po nisesha për në Itali për martesën e vëllait. Më çuan në komisariatin e Lezhës dhe më pas në Kurbin,” tha ai.

Cenaj rrëfen se pas mbrëmjes së maturës, ai dhe disa miq, përfshirë Mariglenin, kishin bërë disa lëvizje me makinë në Fushë-Kuqe dhe Mamurras. Gjatë këtyre lëvizjeve, ai kishte ndaluar disa persona në vende të ndryshme, përfshirë Nikolin Ricën dhe më pas Mariglen Gjonajn.

Makina ime u prish në Mamurras, pranë bashkisë. Marigleni zbriti dhe u largua në këmbë drejt qendrës. Pas kësaj, unë shkova te toka, ku kalova disa orë me familjarët deri në mbrëmje. Kur u ktheva në shtëpi, më erdhën familjarët e tij duke më pyetur për Mariglenin. U thashë që nuk di asgjë dhe isha gati të dëshmoja në polici.”

Thirrje për familjen e viktimës

Kristjan Cenaj gjithashtu hodhi poshtë çdo pretendim që lidhet me një orë të markës Rolex, për të cilën pretendohet se ka pasur mosmarrëveshje gjatë natës së zhdukjes. “Familjes Gjonaj u bëj thirrje dhe u kërkoj me gjithë shpirt ta kërkojnë djalin aty ku dyshojnë, sepse unë nuk kam asnjë lidhje,” përfundoi Cenaj.

Megjithëse është dënuar me burgim të përjetshëm, Cenaj vijon të këmbëngulë për pafajësinë e tij, ndërsa ngjarja vazhdon të mbetet një çështje e ndjeshme dhe e paqartë për publikun dhe autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT