22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajvanit nga 1 Dhjetori

Nga 1 dhjetori, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt ishullit vetëqeverisës të Tajvanit. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, bëri të ditur këtë lajmin përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se ky regjimi pa viza do të vlejë për poseduesit e pasaportave të rregullta, diplomatike dhe zyrtare të Kosovës.

Ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm në fuqizimin ndërkombëtar të pasaportës së Kosovës. Sipas Ahmetit, vetëm brenda këtij mandati qeverisës janë arritur marrëveshje për lëvizje të lirë pa viza edhe me Zonën Shengen, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlandën, Izraelin dhe tani edhe me Tajvanin.

Ahmeti gjithashtu theksoi se ky hap do të mundësojë avancimin e partneriteteve ekonomike, shkëmbimeve në fushën e edukimit dhe bashkëpunimit kulturor me Tajvanin. Ai përmendi gjithashtu se Tajvani ka njohur pavarësinë e Kosovës në shkurt të vitit 2008.

Megjithatë, Kina, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për ta marrë ishullin nën kontroll.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...