28.8 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

E rëndë në Lushnjë/ 57-vjeçari qëllon me automatik babë e bir

Mesnatën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krutje të Lushnjës.

Sofokli Shani 57 vjeç ka vrarë me armë zjarri një person dhe ka plagosur djalin e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e të ndjerit Irakli Qorri 62 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa Kejdi Qorri, 31 vjeç, djali i tij është plagosur rëndë.

Ka dyshime që autori dhe viktimat të jenë zënë si fillim në lokal dhe më pas ky i fundit ka qëlluar ndaj tyre me breshëri automatiku. Po ashtu mësohet se djali pas ngjarjes u transportua në spitalin e Lushnjës, dhe më pas në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Autori, pasi ka kryer krimin është larguar nga lokali dhe është vetëdorëzuar në polici, bashkë me armën e krimit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...