27.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë Spillesë, ndërhyjnë Policia Kufitare

Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me ujë.

Ngjarja ndodhi rreth 1 milje nga bregu, në drejtim të Forsilukut, ku Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, gjatë monitorimit të hapësirës detare, konstatuan mjetin lundrues në vështirësi.

Në bord ndodheshin drejtuesi i skafit dhe 7 familjarë të tij. Për shkak të defektit në motor, mjeti kishte marrë ujë dhe rrezikonte të fundosej.

Shërbimet policore ndërhynë menjëherë pas konstatimit të situatës, duke u dhënë ndihmën e nevojshme personave në bord dhe duke tërhequr skafin drejt bregut.

Mjeti lundrues u nxor në breg në zonën e Karpenit.

Të gjithë personat rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan efektivët për ndërhyrjen dhe ndihmën e dhënë.

Nga verifikimet e kryera pas incidentit rezultoi se skafi kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi dispononte leje drejtimi për mjetin lundrues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...