28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Video/Dëgjesa publike! Ja çfarë u tha për planin e Bashkisë Vlorë e cila do të jap me qira 831 hektarë tokë për projekte Fotovoltaike

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, i ka paraqitur Këshillit Bashkiak një projektvendim që propozon dhënien me qira të një sipërfaqeje toke prej 831 hektarësh në zonën Shashicë-Gumenicë. Qëllimi i këtij projektvendimi është përdorimi i tokës për veprimtari fotovoltaike dhe eolike, duke synuar bashkëpunimin me kompani private të interesuara.

Ditën e djeshme u zhvillua një dëgjesë publike ku ktyetari bashkisë vendosi të tregoj si do te funksionoj projekti për banoret e Kaninës pasi ky projekt do të zhvillohet në tokat e tyre.

Detajet e projektvendimit:

•Sipërfaqja dhe pronësia: Kjo tokë, më parë në pronësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, është transferuar tashmë te Bashkia Vlorë dhe është e ndarë në disa zona për përdorim specifik energjetik.

•Afati i qirasë: Toka do të jepet me qira për një periudhë deri në 10 vjet, me të drejtë rinovimi, për sa kohë që aktiviteti i veprimtarisë ekonomike mbetet aktiv dhe qiraja paguhet rregullisht.

•Vlera e qirasë: Në projektvendim nuk është përcaktuar një shifër specifike për përfitimet financiare të bashkisë, por i referohet vendimit nr. 559 të vitit 2022 për përcaktimin e tarifave për shfrytëzimin e Fondit Pyjor Kombëtar.

Probleme me transparencën:
Dokumenti është siguruar në rrugë jozyrtare, pasi Bashkia Vlorë nuk e ka publikuar në faqen e saj zyrtare, duke shkelur detyrimin ligjor për të informuar publikun mbi mbledhjet, projektvendimet dhe procesverbalet e Këshillit Bashkiak. Faqja e internetit e Bashkisë nuk është përditësuar prej muajsh; informacionet e fundit lidhen me mbledhjet e Këshillit Bashkiak në korrik dhe disa projektvendime nga shtatori.

Rreziku i abuzimeve:
Mos përcaktimi i saktë i vlerës së qirasë në dokumentin e propozuar ka ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe mundësi për abuzim, duke iu referuar rasteve të mëparshme të ngjashme në institucione të tjera.

Kjo iniciativë është në pritje të miratimit nga Këshilli Bashkiak, ndërsa qytetarët dhe aktorët e interesuar mbeten skeptikë mbi mënyrën e administrimit të një sipërfaqeje kaq të madhe toke dhe përfitimet konkrete për komunitetin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...