23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

“O Erjon t’u rrit boja,sa shumë m** të ha”, Ina Zhupa sulmon e vetme Braçen, Ps braktis sallën

Një përplasje e ashpër mes deputetes Ina Zhupa dhe socialistit Erion Braçe ka ndodhur gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, e cila u shoqërua me fyerje, bojkot dhe ndërprerjen e seancës. Debati nisi kur Zhupa, gjatë interpelancës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, kujtoi deklaratat e Braçes në lidhje me etiketimet që ai kishte bërë ndaj saj, si dhe komentet për parfumin dhe gjatësinë e saj gjatë një debati më herët për Komisionin e Dezinformimit.

Zhupa e quajti Braçen “kone” dhe e ofendoi me fjalë të tjera, duke thënë “O Erjon t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”. Braçe reagoi me nervozizëm, duke i thënë Zhupës se ajo ishte një “dezinformuese”, duke e akuzuar për shpifje dhe ofendime. Më pas, gjithë grupi parlamentar i socialistëve u largua nga salla në shenjë proteste ndaj fjalorit të Zhupës, duke lënë vetëm deputetët e opozitës.
Të gjithë të korruptuarit jashtë. Të gjithë hajdutët jashtë, nuk meritoni të rrini në këtë sallë kur flitet për vdekjen e një 14-vjeçarit”, tha Zhupa.
Spiropali dënoi gjuhën, ndërsa i vetmi socialist që mbeti në sallë ishte kreu i grupit të PS, Niko Peleshi i cili si kusht për vijimësinë e seancës vendosi një ndjesë publike nga Ina Zhupa.

Debati i plotë në Kuvend
Ina Zhupa: Në mungesë të dhënies së fjalës për replikë me zotin Xha Sulo nga filmi Kapedani alias Erion Braçe, dua të them që po zoti Braçe keni problem të madh me gjatësinë por nuk ta zgjidh unë dot këtë problem dhe unë nuk i dëgjoj ata nën 1 e 50 metra. Unë nuk e di kush ta jep të drejtën që të quash si ruse, se unë nuk ja jep vetes të drejtën të të quaj kone, edhe pse të quajnë të gjithë. Por megjithatë kjo është çështje personale. Me thënë të drejtën nga anët e mia, nga unë vi, fëmijët ne i trajtojmë me shumë respekt dh ei mbajmë mirë dhe kur futën në çështje të të mëdhenjve ne kemi një shprehje dhe themi ‘O Erjon t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja.
Spiropali: U bëj thirrje të gjithëve deputetëve të Kuvendit të përmbahen. Nuk është e hijshme kjo. Zonja Zhupa ju lutem.
Ina Zhupa: E meriton plotësisht. Tani zonja Spiropali dhe Balluku, ke bërë dje një tryezë për dhunën gjinore dhe lejuat që deputeti Braçe të etiketonte parfumin, thotë, gjatësinë dhe ti nuk reagove. Ti që mbajte dje një fjalim për parfumin. Nëse nuk reagoni mbajeni dhe këtë se e meritoni plotësisht. Çështja për të cilën unë e kam thirrur këtë seancë, është çështje shumë më serioze se sa zotëria i cili e meritonte plotësisht. Është ngjarje tragjike, ngjarja e humbjes së jetës së Martinit dhe plagosjes së Luizit. Ishte një ngjarje që çdo njeri normal s’do bënte zhurmuesin këtu nga një thënie, por do duhej të ishte prekur nga ngjarja. Ajo zonjë e cila u zgërdhi në Kuvend nga një ngjarje e rëndë, është shumë e irrituar nga shprehjet popullore të popullit tonë të dashur dhe të mençur.
Socialistët ikin nga salla.
Zhupa: Ikni, ikni. Vazhdoni. Vazhdoni përjashta ju lutem. Të gjithë të korruptuarit jashtë. Të gjithë hajdutët jashtë, nuk meritoni të rrini në këtë sallë kur flitet për vdekjen e një 14-vjeçarit. Dilni jashtë të gjithë, ju të korruptuar, ju hajdutë.
Braçe debat me Nokën nga vendi.
Spiropali: Do bënit mirë të kërkonit falje dhe jo ti thellonit këto fyerje.
Ina Zhupa: Jam në të drejtën time. Vazhdojmë me kohën. Manastirliu ishte mësuar si ministre e shëndetësisë që ti bënte gjëmës shqiptarëve. Dhe ishte mësuar që vdekjet nuk i bënin përshtypje. Si ministre e Arsimit po bën rekorde në këtë drejtim duke krahasuar veten me ministren e Shëndetësisë.
Zhupa vijon interpelancën ndërsa Manastirliu ka ikur nga salla.
Bardhi kërkesë për ndërprerjen e senacës me argumentin se duhet të jetë edhe ministrja.
Zhupa: Ku është ministrja
Spiropali: Seanca duhet ndërprerë edhe kur fyerjet nga kjo foltore janë të pashembullta zoti Bardhi. Ka kaluar në një nivel krejtëissht tjetër kjo histori. Do i kërkoja zonjës Zhupa të kërkojë ndjesë, nëse s’do ta kërkojë për deputetin ndjesën ta kërkojë për publikun.
Zhupa: Kur ta kërkojë ai.
Bardhi afrohet në foltore dhe vë në telefon një fjalim të Ramës.
Bardhi: Ja këtë tha Ina, çfarë ka këtu. Vendos fjalimin e Ramës: Ti gruas sime dhe familjes sime i ha atë që nuk thuhet.
Bardhi: Jeni të pafytyrë.
Zhupa: Mori atë që meritonte dhe kërkonte. S’ka nevojë për ministren. Ministrja ka 3 javë që nuk jep përgjigje. Ministrja shyqyr që gjeti një rast që ofendoi brace që të ikë. I fshihet protestës së qytetarëve, i fshihet opozitës, i fshihet Kushtetutës.
Spiropali: Do ndërpres seancën se kjo është e paprecedentë.
Peleshi: Në emër tyë grupit të PS, mbështetur në rregullore dhe moral qytetar kërkoj që senaca të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë ndjesë publike.
Zhupa-Peleshit: Gruas tënde a i thua ruse?
Spiropali: Nuk mund të lejoj fyerje në këtë sallë të Parlamentit. Po e kërkoj unë faljen për të gjithë deputetët në emër të të gjithë deputetëve. Duhet të kërkoni dhe ju falje, mos fyeni! Nuk lejoj fyerje! Për të gjithë qytetarët që kanë dëgjuar këto fyerje nga kjo sallë, unë kërkoj falje në emër të të gjithë deputetëve. Për të gjithë qytetarët, qofshin majtas apo djathtas. Kushdo që fyen në këtë sallë duhet të marrë dënim! Seanca ndërpritet, se jemi në mes të një interpelance. Zhupa e parashtroi 7 minuta interpelancën dhe po e ndërpres seancën që kjo interpelancë të vijojë më tej. Seanca mbyllet…”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shakira shkruan sërish histori në Botëror!” – Kënga ‘Dai Dai’ shpallet më e mira...

0
Lidhja mes Shakirës dhe Kupës së Botës së futbollit ka hyrë edhe një herë në histori. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti, “Dai...

“Pse biem gjithmonë në të njëjtën grackë?” Studimi zbulon arsyen pse zgjedhim partnerë të...

0
Shumë njerëz betohen pas një ndarjeje se nuk do të përsërisin më të njëjtat gabime, por përfundojnë sërish në marrëdhënie që ngjajnë çuditërisht me...

“Nuk është turp të humbasësh 7-1 ndaj Gjermanisë”, Advocaat pas debutimit historik të Curaçaos...

0
Trajneri i Curaçaos, Dick Advocaat, ka komentuar me realizëm humbjen e thellë 7-1 ndaj Germany në ndeshjen debutuese të ekipit të tij në 2026...

“Suedia ka mbërritur!” Isak dhe Gyökeres shkëlqejnë, Tunizia shkatërrohet 5-1 në debutimin e Botërorit

0
Suedia ka dhënë një sinjal të fortë në ndeshjen e saj të parë në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur bindshëm Tunisia national football...

“Flamuri shqiptar dhe simboli i protestave shfaqen në Botëror”/ Pamjet nga Texas tërheqin vëmendjen...

0
Një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë ndeshjes së vlefshme për Kupën e Botës 2026 mes Netherlands national football team dhe Japan national...