13.5 C
Tiranë
Monday, May 18, 2026
spot_img

Vrasja e Klodian Rashës/ Jepet pretenca për ish-policin Nevaldo Hajdarajn

Është dhënë sot pretenca për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vjet burgim, por me gjykimk të shkurtuar mbeten 13 vite e 4 muaj.Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Nevaldo Hajdarajt për gjykim të shkurtuar.

Hajdaraj akuzohet për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit gjatë orarit të orës policore, në kuadër të masave anti-covid.

Hajdaraj ka deklaruar se nuk e ka njohur Klodian Rashën dhe nuk ka pasur kontakt të mëparshëm me të.

“Unë personalisht nuk e njoh fare këtë person, as si emër dhe as si pamje, nuk kam pasur asnjë kontakt të mëparshëm me këtë shtetas”.

Në dëshminë e tij pas ngjarjes Nevaldo Hajdaraj ka pretenduar se u kërcënua nga Klodian Rasha.

“Kemi marrë mjetin e Policisë tip “Hyundai” me targa AA 560 RU, ku drejtues mjeti dhe përgjegjës grupi ka qenë kolegu im … dhe kemi vijuar me shërbimin në sektor. Gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:10, në lëvizje, i kemi dhënë shenjë ndalimi një mjeti që lëvizte nga sheshi Shqiponja në drejtim të Zogut të Zi, para bar “A…” , për të bëre verifikimin e autorizimit për lëvizje. Në momentin e ndalimit të mjetit dhe daljes nga automjeti, në krahun e djathtë në trotuar, unë kam konstatuar një person që po rrinte mbështetur në një mur, diku te rrethimi i hotel “D…” më duket.

Në momentin që ai na pa, bëri një lëvizje të dyshimtë, konkretisht siç ishte i mbështetur, sapo na pa, menjëherë vazhdoi të lëvizte me hap. Unë i bëra thirrje që të ndalonte, duke i thënë “Policia për verifikim”, konkretisht për ta verifikuar nëse kishte autorizim për lëvizje në atë orë dhe kur u nisa për t’iu afruar, ai filloi të vraponte duke përshkruar rrugën dhe duke kaluar mbi karrexhatë, për të dalë në krahun tjetër të rrugës “Dritan Hoxha”, me drejtim për nga ish-Shkolla e Partisë.

Unë i bëra thirrje përsëri disa herë me shprehjen “ndal Policia” dhe u nisa menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi, duke qenë se ai nuk ndalonte vrapin, me drejtim lëvizjeje për nga rrugica e Drejtorisë së Doganave, ndërkohë që kolegu im u nis për nga krahu tjetër, konkretisht rruga në krah të “Bar O…” që të mund t’i dilte përballë dhe unë gjatë ndjekjes, vura re që ai shtetas nxori diçka nga brezi dhe po e mbante në dorë duke vrapuar dhe lëshoi një kërcënim që “mos u afro se do të qëlloj”.

Unë kam bërtitur “armë”, për t’i dhënë mundësinë kolegut ta dëgjonte që personi mund të ishte i armatosur, me aq sa unë vërejta. Në këto kushte edhe unë kam nxjerrë armën nga brezi dhe e kam mbajtur në dorë, e mbusha armën, por pa e drejtuar dhe pa e shkrepur. Shtetasi doli përsëri në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kaloi karrexhatën, duke u drejtuar afërsisht për në zonën ku ishte që në fillim të situatës, më korrektësisht te trotuari para dyqanit “Pit Stop” dhe unë i dola përsëri mbrapa, afërsisht duhet të isha rreth 20- 25 metra larg, duke vazhduar t’i bëja thirrje “ndal Policia”, por ai u kthye dhe drejtoi dorën me sendin e dyshuar pistoletë në drejtimin tim. Në atë çast, unë jam rrëzuar në tokë dhe ashtu i shtrirë, bëra qitjen në drejtim të këmbëve të këtij shtetasi, duke pasur frikën se mos më qëllonte.

Pastaj jam ngritur në këmbë dhe ai u tremb dhe u nis të futej në një kthesë, e cila ishte në një zonë me errësirë, kohë në të cilën unë eca pak përpara dhe bëra qitjen e dytë, pra në momentin pa u futur shtetasi në kthesë. Në këtë kohë kam dëgjuar që shtetasi ka bërtitur dhe do të këtë ecur dhe pak metra dhe pastaj është rrëzuar ne tokë. Jemi afruar me kujdes së bashku dhe pamë që po rënkonte. Unë e pyeta nëse kishte marrë plumb në ndonjë vend që rrezikonte jetën, por ai nuk u përgjigj dhe kështu unë menjëherë kam njoftuar ambulancën.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...