9.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Dosja ‘Xibraka’, Rama: “Nëse vëllai im është i përfshirë un heq dorë si Kryeministër”, Bardhi:” Ka frikë nga hetimi”

**Tensionet mes Ramës dhe Bardhit për Dosjen “Xibraka” dhe Hetimet ndaj Olsi Ramës**

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim të fortë ndaj deputetit demokrat Gazment Bardhi, i cili kërkoi dje një interpelancë me kreun e qeverisë për çështjen “Becchetti”. Rama ka theksuar se do të shkojë në Parlament për t’u përballur me kreun e Grupit të PD, por kjo përballje do të realizohet vetëm pasi të përfundojë hetimi i SPAK për çështjen e vëllait të tij, Olsi Rama, i cili, sipas Ramës, është akuzuar nga Bardhi si “trafikant i drogës në familjen” e tij.

“Vetëm nëse Olsi Rama nuk del siç pretendon ky zotëria që vetëm zotëri nuk është. Sepse nëse im vëlla del trafikant nuk do të kem si të shkoj, përkundrazi, nuk do të jem më jo vetëm as kryeministër, po as person publik hiç fare.

Por pa u zgjidhur e zbardhur plotësisht nga drejtësia kjo çështje, unë nuk kam sy e faqe të përballem me zbuluesin që pretendon me zë shumë të lartë, se ka hedhur dritë jo vetëm mbi aktivitetin kriminal të vëllait tim, po edhe mbi përfshirjen time kriminale në fshehjen e “personit të paidentifikuar, 45 vjeç, me kapele”, i cili sipas Gazmendit na qenka Olsi Rama dhe unë, duke abuzuar me detyrën dhe madje shpërblyer dy prokurorët e dosjes së laboratorit të drogës në Xibrakë, ia paskam fshehur drejtësisë”, shkruan Rama në platformën ‘X

Gazmend Bardhi shkon shpesh për të luftuar korrupsionin e kriminelët e qeverisë”. “Nuk do lodhem së prituri, përpara se sa të bëj njërën nga të dyja. O të tërhiqem nga politika përgjithnjë, o të paraqitem në interpelancat e Gazmendit dhe pastaj shohim e bëjmë si vete kjo mesele më tutje, në sy të shqiptarëve e në rrugën e mëtejshme të drejtësisë, ku o do gjykohet im vëlla, o do gjykohet Gazmend Bardhi!”, thekson Rama.

Reagimi i Gazment Bardhit

“Nuk kam reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës, sepse qartësisht qëndrimi i tij gjoja më drejtohej mua, por në të vërtetë ishte një mesazh i qartë dhe i pastër shantazhi ndaj SPAK që të mbyllë hetimet ndaj Olsi Ramës dhe Dosjes “Xibraka”, sepse vijimi i hetimeve dhe zbulimi deri në fund i të vërtetës, i rrezikon Edi Ramës karrigen e Kryeministrit, sepse ai do të detyrohej të largohej nga politika”, u shpreh Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale. Bardhi kujtoi po ashtu se kryeministri doli përpara disa muajve në interpelancën e kërkuar prej tij për mbetjet toksike.

“Asokohe nuk ishte “kusht mbi Kushtetutën” as vëllai Ols dhe as përfundimi i hetimeve ndaj vëllait Ols nga SPAK. Vallë çfarë ndryshoi sot? Pse u kujtua beftë për vëlla Olsin dhe SPAK-un? Pse u kujtua që i rrezikohet pushteti nëse vijojnë hetimet e zbulohet e vërteta që u tentua të varrosej në 2018? Çfarë e pickoi sot Edi Ramën për këtë çështje? Pse ka frikë Edi Rama nga hetimi, dhe kërkon mbylljen e shpejtë të çështjes, përpara se të humbi zgjedhjet e Majit 2025?”, u shpreh Bardhi.

Kjo përballje mes Ramës dhe Bardhit është pjesë e një debati më të gjerë mbi korrupsionin dhe hetimet ndaj figurave të larta në qeveri, që mbetet një temë qendrore në politikën shqiptare. Hetimet e SPAK për dosjen “Xibraka” dhe çështjen e vëllait të kryeministrit kanë krijuar një tension të madh politik, që mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. Të dyja palët presin të zbardhen të vërtetat e hetimeve dhe se çfarë do të ndodhë në vazhdim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...