28.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Protesta e Partisë së Lirisë para SPAK, Blushi :”Altin Dumani, mercenar i Ramës”

Në orën 12:00, siç ishte paralajmëruar më herët, Partia e Lirisë organizoi një protestë para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për të shprehur kundërshtimin ndaj arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta dhe ndaj veprimeve të këtij institucioni, të cilin e konsiderojnë të kapur dhe të shndërruar në mjet për mbrojtjen e korrupsionit dhe të interesave të qeverisë. Protestuesit, të mbajtur me pankarta ku shkruhej “Poshtë diktatura” dhe “Jo drejtësi me regji”, ngritën zërin kundër asaj që ata e shohin si një drejtësi të njëanshme dhe të manipuluar.

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij, e akuzoi SPAK për shkatërrimin e besimit të qytetarëve në drejtësi dhe për mbrojtjen e korrupsionit, duke e quajtur këtë institucion si “shkatërruesin përfundimtar të reformës në drejtësi” dhe “prodhuese të padrejtësisë”. Blushi theksoi se SPAK është bërë një “shërbëtor i verbër” i kryeministrit Edi Rama dhe se kjo ka sjellë shuarjen e shpresës së qytetarëve për një sistem të drejtë dhe ligjor. Ai e cilësoi SPAK si “bunkerin e fundit të narkoqeverisë”, duke thënë se ky institucion i jep imunitet korrupsionit dhe po i shërben regjimit të Ramës për të mbrojtur paratë e pista dhe për të mbrojtur ato që ai i quajti “kullat e drogës” dhe investimet e pastra kriminale që janë të lidhura ngushtë me qeverinë.

“Ky institucion me veprimtarinë e tij antikushtetues e antiligjore ka vrarë besimin e qytetarëve të drejtësia e shteti ligjor duke u bërë njësh me mafien në pushtet. SPAK është shkatërruesi përfundimtar i reformës në drejtësi dhe i çdo shprese të shqiptarëve të lirë të ndershme patriotë për barazi para ligjit. Ky institucion prodhon padrejtësi, antiligj dhe antiarbitraritet. SPAK bunkeri i fundit i narkoqeverisë dhe po i jep imunitet korrupsionit skizofrenik. Jemi sot këtu, sepse SPAK-u është tubi i oksigjenit për narkoqeverisjen më të korruptuar në Europë dhe në botë. SPAK është mbrojtësi ligjor i krimit elektoral. Duke qenë shërbëtori i Ramës për asgjësimin e votës së lirë të shqiptarëve. SPAK-u është mbrojtësi më i madh i parave të pista, mbyll sytë para kullave të drogës dhe investimeve me para të pista që janë pak metra larg godinës. Është mbrojtës i korrupsionit shtetëror”, deklaroi ai.

Më tej Blushi akuzoi Dumanin si mercenar më të verbër të rilindjes, që sipas tij ka mision persekutimin politik të opozitës. “SPAK është i provuar se është institucion mashtrues, montues procese të rreme, me zero fakte penale, dokumente dhe zero prova ndaj liderëve kryesorë të opozitës vetëm për llogari të narkomafies kombëtare. Dumani është armiku i shtetit të së drejtës, i lirive dhe dinjitetit njerëzor. Është mercenari më i verbër i rilindjes, misioni i të cilit është persekutimi politik i opozitës përmes proceseve hetimore të montuara,. Rrëmbimi i paligjshëm dhe kriminal i bërë nga SPAK dhe narkopolicia i Metës, provoi se vetëm dhuna, arbitrariteti dhe antiligji, shkelja e kushtetutës, janë shtyllat ku mbështetet sot aktiviteti i kësaj organizate kriminale që quhet SPAK. Është kthyer në pistoletë në duart e Ramës për të vrarë opozitarizmin dhe demokracinë në vend. Izolimi me masë ekstreme ndaj Metës. Altin Dumani, ky mercenar i Ramës, mori përsipër të rihapë për herë të tretë çështjen CEZ-DIA që ishte gjykuar disa herë”, nënvizoi Blushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...