22.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Tre persona arrestohen në Tiranë për shpërndarje lëndësh narkotike

Policia e Tiranës ka arrestuar sot tre persona, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike, konkretisht kanabis, të ndarë në doza gati për shitje. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i tyre ka ardhur pas operacionit të realizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 4, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative.

Të arrestuarit janë O. B., 23 vjeç, A. Gj., 24 vjeç dhe Y. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, policia ka sekuestruar sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, pjesërisht të ndarë në doza. Verifikimet e mëtejshme kanë treguar se ata shpërndanin lëndën narkotike në disa lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Materialet e çështjes janë kaluar për hetime në Prokurorinë e Tiranës për veprimet e mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...