12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rrëfimi tronditës i Nuredin Dumanit: “Talo e qëlloi me thikë që mos të ngjante si…”

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, risolli përpara gjykatës detajet e ngjarjeve kriminale ku ai dhe grupi i tij janë përfshirë. Në rrëfimin e tij, ai përshkroi me hollësi dhunën dhe brutalitetin që karakterizon aktivitetin e grupit të njohur si “Plumbi i Artë.”

Eliminimi i Fatmira Dedës
Një nga ngjarjet më të rënda që Dumani rrëfeu ishte eliminimi i Fatmira Dedës, një nënë që kërkonte drejtësi për vrasjen e të birit, Ervisit. Dumani deklaroi se ishte kontaktuar për këtë krim nga Festim Qoli, i cili ishte shqetësuar nga kërkesat këmbëngulëse të gruas për të zbuluar autorët e vrasjes së të birit.

Sipas tij, për këtë krim i ishin premtuar 40 mijë euro. Dumani rekrutoi Talo Çelën për ta ndihmuar në këtë vrasje. Çela, megjithëse mendonte se krimi kërkonte një pagesë më të lartë, pranoi ta kryente duke parashikuar nevojën e bashkëpunimit në “punë të tjera.”

Skenari i Vrasjes
Në rrëfimin e tij, Dumani tha se Qoli do t’i njoftonte përmes fjalës kyçe “erdha,” kur gruaja të afrohej me automjetin e saj. Pasi e ndaluan, Talo Çela e qëlloi me thikë, duke e bërë të dukej si grabitje e zakonshme dhe jo si vrasje me pagesë. “Gruaja bërtiti derisa dha shpirt,” kujtoi Dumani.

Dumani përshkroi një tjetër ngjarje të rëndë ku grupi sulmoi një kambist me leva. Në këtë akt morën pjesë Ilirian Feci, Talo Çela dhe Gentian Sharra. “Talo e qëlloi kambistin në fytyrë dhe ai ra përtokë, nuk foli, vetëm rënkoi,” kujtoi Dumani.

Një episod tjetër i dhunshëm ishte grabitja e një kasaforte në Vilëbashtovë. Dumani tregoi se grupi ka kryer një sërë episodash të ngjashme ndër vite, duke shkaktuar terror në zona të ndryshme të vendit.

Dosja “Plumbi i Artë”

M’u lutën për vrasjen e Fatmira Dedës kujtoi i penduari duke akuzuar Festim Qolin, i cili po shqetësohej nga gruaja sepse ajo kërkonte nga drejtësia gjetjen e autorëve që i vranë të birin Ervisin. Për ta vrarë nënën, Dumanit ju premtuan 40 mijë euro, i cili tha se gjeti si ndihmës Talo Celën.

Ky i fundit megjithëse vlerësoi se krimi kushtonte më tepër vendosi ta mbyllë porosinë me parashikimin se do ju duheshin për punët e tjera.

Me një përshkrim të detajuar ky ekspozohet forca brutale e grupit, dhuna dhe nga ana tjetër qytetarët që përpëliteshin nën sulmet e armatosura, Nuredin Dumani nxori nga kujtesa rolin e secilit. Për Festim Qolin u shpreh se do ti njoftonte përmes fjalës kuçe ‘erdha”, sapo të konstatohej se gruaja po afrohej me automjetin e saj . “ Talo e qëlloi me thikë që mos të ngjante si vrasje me pagesë por të dukej si grabitje” . Gruaja bërtiti derisa sa dha shpirt. Njësoj kishte bërtitur edhe kambisti që u sulmua me leva nga Ilirian Feci, Talo Çela dhe Gentian Sharra.

‘Një moment Talo e qëlloi në fytyrë dhe ai ra përtokë , nuk foli vetëm rënkoi” kujtoi dumani për 60-vjeçarin. Anëtarët e grupit u përshkruan njësoj të dhunshëm edhe për grabitjen e një kasaforte në Vilëbashtovë, dhe për episode të kryera ndër vite prej të akuzuarve. Gjatë dëshmisë i penduari u ndërpre nga ish shokët e grupit të cilët janë para drejtësisë sipas dosjes së pagëzuar Plumbi i artë, i cili për llogari të drejtësisë qëlloi 18 persona..

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha thirrje për “kryengritje paqësore” kundër Ramës: Opozita të mobilizohet

0
Në mbledhjen e Kryesisë së Partia Demokratike e Shqipërisë, kryetari i saj Sali Berisha bëri thirrje për “kryengritje paqësore të shqiptarëve deri në përmbysjen”...

Çmimi i naftës kalon 105 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin...

0
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rritje të fortë, duke kaluar mbi 105 dollarë për fuçi, ndërsa konflikti në Lindja e...

Bruno Fernandes arrin shifrën historike me Manchester United

0
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ishte protagonist në fitoren ndaj Aston Villa, duke krijuar dy golat e parë të skuadrës së tij. Mesfushori portugez...

Vrasja në Gjakovë, viktima xhaxhai i ish-finalistes së BBVK, Elijona Binakaj

0
Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së Big...

Kryeministri i Kanadasë takime në Europë, në fokus Lindja e Mesme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

0
Kryeministri i Kanada, Mark Carney, ka zhvilluar një sërë takimesh në Europë në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ruajtjen e stabilitetit...