38.3 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Depolitizimi i Administratës zgjedhore :”Partitë politike duhet të përfaqësohen në mënyrë të barabartë”

Në Konferencën parazgjedhore të mbajtur në Tiranë përgatitjet e zgjedhjeve të 11 majit 2025, anëtari zëvendësues i Komisionit të Venecias, Sasa Zagorc, theksoi rëndësinë e depolitizimit të administratës zgjedhore, një proces që është esencial për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Zagorc theksoi se Komisioni i Venecias, me opinione dhe rekomandimet e tij, mund të identifikojë mundësi përmirësimi dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e sistemit zgjedhor. Ai theksoi se është e domosdoshme që partitë politike të jenë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë dhe të jenë të angazhuara në proceset që lidhen me administratën zgjedhore, duke shtuar se Kodi zgjedhor thekson që anëtarët që emërohen nuk mund të largohen sipas dëshirës.

“Administrata zgjedhore profesionale dhe e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të lira dhe të drejta. Shpresoj që debati të jetë sa më i frytshëm dhe të sjellë përparime në këtë drejtim,” tha Zagorc.

“Komisioni i Venecias me opinionet e veta mund të identifikojnë mundësi përmirësimi. Është detyrë e organeve të nënvizojnë çështje që i konsiderojnë të rëndësishme për t’i diskutuar. Administrata zgjedhore profesionale dhe e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të lira dhe të drejta. Partitë politike duhet të përfaqësohen në mënyrë të barabartë. Kodi thekson se anëtarët që mund të emërohen nuk mund të largohen sipas dëshirës, ndaj është me rëndësi që të gjitha çështjet t’i diskutojmë përpara. Shpresoj që debati të jetë sa më i frytshëm”, tha Zagorc.

Nga ana tjetër, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se ai është kundër përfshirjes së komisionerëve dhe numëruesve nga administrata publike, duke theksuar se partitë politike duhet të jenë pjesë e procesit zgjedhor. Celibashi shtoi se gjithashtu është e rëndësishme që të përfshihen persona që nuk kanë lidhje me partitë politike për të garantuar një administratë të pavarur dhe të paanshme. Kjo është një çështje kyçe për të siguruar integritetin dhe transparencën e procesit zgjedhor, për të garantuar besimin e qytetarëve në sistemin zgjedhor.

Deklaratat u bënë në kuadër të Konferencës parazgjedhore me temën “Depolitizimi i Administratës Zgjedhore”, e organizuar nga Komisioni i Venecias, OSBE dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zgjedhjet parlamentare të ardhshme janë planifikuar për t’u zhvilluar më 11 maj 2025.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...