8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Sallat e Kuvendit do të mbajnë emrat e Bashkim Finos dhe Gerti Bogdanit

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, propozoi që dy salla të mbledhjeve në ambientet e Kuvendit të emërtohen në nder të dy figurave të shquara, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani. Spiropali argumentoi se ky akt vjen si një mënyrë për të nderuar kontributin politik, shoqëror dhe parlamentar të dy personaliteteve, të cilët janë ndarë nga jeta.

Ajo shpjegoi se Bashkim Fino, i cili ka shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë, ministër dhe deputet për gjashtë legjislatura, u nda nga jeta teksa ishte ende deputet i Kuvendit. Nga ana tjetër, Gerti Bogdani, deputet për dy legjislatura, ndërroi jetë në një moshë të re, duke lënë pas një trashëgimi të veçantë në politikë dhe shoqëri.

Dëshiroj t’ju bëj me dije se kam vendosur që për të nderuar emrin dhe kontributin e këtyre dy personaliteteve, dy sallave të mbledhjeve në mjediset e ndërtesës së sallës së seancave të Kuvendit t’u vëmë emrin Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani,” deklaroi Spiropali. Ajo u shpreh se është e bindur që propozimi do të mbështetet nga deputetët dhe anëtarët e Konferencës së Kryetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...