10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Incident i rëndë në Pejë: Nxënësia plagoset me thikë nga një bashkëmoshatar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në shkollën “8 Marsi” në Pejë, ku një nxënëse është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar gjatë orëve të paradites. Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin, i cili është një nxënës i po kësaj shkolle. Ngjarja është raportuar nga stafi i shkollës rreth orës 08:30, dhe autoritetet kanë marrë masa të shpejta për të kontrolluar situatën.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, njoftoi se viktima është dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor, ndërsa dy dëshmitarë janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje. Policia ka konfiskuar mjetin e mprehtë që dyshohet të jetë përdorur në incident.

Prokuroria e Shtetit ka caktuar një masë ndalimi prej 48 orësh për të dyshuarin, i cili akuzohet për shkaktim të “lëndimit të lehtë trupor” dhe për “mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve.” Hetimet për këtë rast po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota.

Ky incident ka ngritur shqetësime të mëdha mbi sigurinë në shkolla dhe nevojën për masa më të rrepta për parandalimin e dhunës mes nxënësve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...