35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 34-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ku ka humbur jetën shtetasi Martin Kastrioti. Sipas raportimeve të gazetares Lorena Kodra, nga ky incident janë lënduar dy persona të tjerë, të cilët ndodheshin në automjetin tjetër të përfshirë në përplasjen.

Martin Kastrioti është 34-vjeçari që humbi jetën ditën e sotme në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Në afërsi të fshatit Pojskë, Kastrioti që po lëvizte me një mjet tip “Volkswagen”, është përplasur kokë më kokë me një automjet ku udhëtonin dy persona, burrë e grua.

Sipas policisë, një nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar, çka ka çuar në përplasjen e dy mjeteve që udhëtonin në drejtime të kundërta. Përplasja ka qenë aq e fortë sa që mjeti ku udhëtonte viktima, Martin Kastrioti, është shkatërruar pothuajse plotësisht.

Ekspertët e hetimit kanë përmendur disa faktorë si shkaktarë të aksidentit, duke përfshirë shpejtësinë tej normave të lejuara, manovrën e gabuar dhe lagështinë në rrugë si elemente që kanë kontribuar në këtë tragjedi.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit, ndërsa dy të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në spital.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...