35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Operacion i madh antidrogë në Belgjikë, shqiptari dhe katër belgë në pranga

Një shqiptar është arrestuar në Belgjikë si pjesë e një operacioni të policisë në qytetin e Antëerp, ku janë kapur gjithsej pesë persona, përfshirë katër shtetas belgë. Ky aksion antidrogë çoi në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine, 672 kilogramë, që ishte fshehur në një kontejner që transportonte kafe me origjinë nga Kolumbia. Droga ishte e fshehur në çanta sportive, të cilat ishin mbështjellë me fletë metalike për t’u fshehur nga autoritetet.

Operacioni është zhvilluar pas një hetimi të gjerë që kishte filluar në muajin qershor, kur policia kreu disa kontrolle në shtëpi dhe gjeti informacione që çuan në identifikimin e një rrjeti kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimi çoi në identifikimin e një 29-vjeçari dhe më pas në hapjen e një hetimi të ri që synonte goditjen e këtij rrjeti. Ndaj të arrestuarve janë ngritur akuza për trafik narkotikësh dhe bashkëpunim në këtë veprimtari kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...