11.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Balla drejtuar Bardhit: “Kryeministri Rama nuk do të paraqitet për të sqaruar shpifje”

Ministri i Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me interpelancën e kërkuar nga Gazment Bardhi ndaj kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen e Becchetit. Balla e cilësoi kërkesën si shpifje dhe lajme të rreme, duke theksuar se kryeministri nuk ka detyrim ligjor të sqarojë një shpifje të propaganduar publikisht. Ai nënvizoi se në rregullore nuk është përcaktuar asnjë detyrim që do t’i impononte kryeministrit të sqaronte lajme të pavërteta. Balla shtoi se ministrat janë të gatshëm të japin shpjegime kur kërkesat janë të bazuara në fakte dhe interesin publik, por nuk mund të paraqiten për të sqaruar shpifje. Ai e përmbylli duke theksuar rëndësinë e përballjes me lajmet e rreme dhe shpifjet, duke mbrojtur vlerat e fakteve dhe transparencës.

‘Për një shpifje të propaganduar publikisht, sepse bëhet fjalë për një lajm të rremë se 130 milionë euro një elementi kriminal me të cilin shteti shqiptar po vazhdon që të përplaset në gjyqe apo në procese penale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete të tjera. Thuhet se kërkohet Rama për të sqaruar një shpifje. Ma gjeni në rregullore se kush është detyrimi i kryeministrit se duhet të paraqitet për të sqaruar një shpifje. Jo vetëm kryeministrit por edhe ministrat janë të gatshëm të vijnë në çfarë do lloj por kur kërkesa juaj të ketë fakte që mbrokjnë interesin publik.. Nuk thuhet në asnjë vend që ai duhet të jap shpjegime për shpifje. Shpifjet s’janë të lejueshme. Lajmet e rreme janë deteje që duhet të bëhemi bashkë për tu përballur’, tha ai.

<

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...