10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Kërkesa për Interpelancën: Bardhi kërkon të thirret Kryeministri për Çështjen Becheti

Në fillim të seancës së sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi që kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, të ndërpresë seancën dhe të thërrasë kryeministrin Edi Rama për të zhvilluar një interpelancë mbi çështjen e 130 milionë eurove të qytetarëve shqiptarë që janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit të Agon Channel. Bardhi theksoi se kërkesa e tij ishte bazuar në nenet 80, 96, dhe 97 të Kushtetutës dhe se kishte kërkuar interpelancë që më 2 dhjetor të këtij viti. Ai argumentoi se kryeministri Rama kishte një detyrim kushtetues të merrte pjesë në seancë për t’u përgjigjur lidhur me këtë çështje, duke shtuar se edhe pse ishte deklaruar që ai do të merrte pjesë në seancën e një dite tjetër, kjo nuk kishte ndodhur.

Bardhi akuzoi kryeministrin për shkelje të rregullave të Kushtetutës dhe të procedurave, duke përmendur se Rama kishte vendosur kushte për pjesëmarrjen e tij dhe kishte shmangur përgjegjësinë. Ai sugjeroi gjithashtu se mund të ishte një tentativë për shantazh ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe kërkoi që kryeministri të ishte i detyruar të japë llogari për çështjen e arbitrazhit.

‘Siç jeni në dijeni, në datën 2 dhjetor të këtij viti në përputhje me nenet 80 dhe 96 dhe 97 të kushtetutës kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për infot e 130 mln euro të qytetarëve shqiptarë janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit të Agon Channel. Keni thënë se kërkesa jonë u mor nga kryetarja e Kuvendit, kryeministrin për shkak të agjendës së enjtes nuk do jetë prezent por do zhvillohet sipas procedurës. Keni detyrimin si pikë të parë të vendosnit kërkesë për interpelancë me kryeministrin.

Pas asaj që deklarohet sipas kushtetutës, do ta sillnit kryeministrin sot, për t’iu përgjigjur ka patur një reagim publik të kryeministrin që ju ka diktuar dhe ju mos ushtrimin e kompetencës për ta përfshirë në rend dite. Kryeministri nuk mund të vërë kushte kur paraqitet apo jo sipas detyrimit që ka. Kushti që ka vendosur nuk varte nga kuvendi, nëse vëllai i tij është i përfshirë në Xibrakën.

Mund të jetë shantazh dhe intimidim ndaj prokurorisë së posaçme. Kërkesa ime në përputhje me kushtetutën të thërrisnit kryeministrin Rama të jap llogari. Disponojmë dokumentacionin përkatës, kur nuk ka ekzekutim vullnetar, ka vendim të gjykatës belge. Ndërprite seancën, detyroje të jap llogari.’

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...