26.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

“Mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti,”Berisha akuzon Ramën dhe Ballukun

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron ministren Olta Xhaçka, duke e lidhur këtë mbrojtje me interesat e tij personale dhe ato të burrit të saj, Artan Gaçi, i cili është përfshirë, sipas tij, në investime strategjike. Në një deklaratë të bërë jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se mbrojtja e Xhaçkës është pjesë e një skeme të gjerë korruptive dhe qëllimesh kriminale që janë të pranishme në qeverisje.

Berisha e cilësoi ditën e sotme një ditë të shëmtuar për parlamentin, duke thënë se institucioni më i lartë legjislativ nuk ka më moral e etikë, por vetëm qëllime për të mbrojtur “veprat e zeza të qeveritarëve”. Ai theksoi se ky është një moment ku më shumë se kurrë, qeveria është e fokusuar në ruajtjen e interesave personale dhe mbrojtjen e krimeve të kryera nga zyrtarët e lartë.

Mbrojtja që i bën Edi Rama, Olta Xhaçkës, është mbrojtje që ai i bën aksioneve të veta që ka në të gjithë investitorët strategjikë, përfshi edhe burrin strategjik të Olta Xhaçkës, Artan Gaçi. Në këtë aspekt, kjo është një ditë e shëmtuar për parlamentin ku nuk ka më asnjë lloj morali, nuk ka më asnjë lloj etike.
Nuk ka, ka vetëm qëllime kriminale për të mbrojtur veprat e zeza të qeveritarëve.
Ndaj unë u propozova atyre sot, i thashë atij kryetarit të grupit parlamentar, të vij unë t’ua them se këta janë të çuditshëm, mblidhen atje në grup parlamentar dhe fillojnë dhe zihen se pse ia lejove këtë opozitës dhe pse nuk ia lejove këtë opozitës.

Belinda dhe mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti, pse loti?

Se nga viti 2005 deri në vitin 2013 nuk kishit dëgjuar ndonjëherë fjalën lot se rruga kontraktohej nga Farka në Bradashesh, nga Rrësheni në Kukës, nga Orikumi në Sarandë, pra këta kanë kthyer modelin e loteve, është modeli i shumëfishimit të vjedhjeve.

Siç bënte Edi Rama me hyrjet, që i jepte për çdo hyrje nga një leje ndërtimi që të merrte ryshfetin.

Dhe kjo Loti del e bën gazetaren dhe kronistin sapo flas unë për lotin, vizitova lotin e dytë, vizitova vjedhjen e tretë.

Këta në grup nuk merren me problemet e zgjedhësve të tyre, të atyre që i kanë votuar, këta merren me problemet me opozitën, si të mbrojnë vjedhjet e tyre nga opozita, si të reagojnë me armiqësi ndaj opozitës.

E vërteta është se janë në shkërmoqje, siç e keni parë vetë d.m.th.
Janë në një betejë të brendshme dhe unitet me krimin nuk ka.
Koha do provojë se si këta do të pësojnë disfatën më të thellë me datën 11 maj dhe do arkivohen në banesën e turpit të historisë me këtë që i kanë bërë Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...