11.5 C
Tiranë
Thursday, May 14, 2026
spot_img

“Hajdutët që vjedhin pronat publike”,Replika të ashpra mes Peleshi dhe Bardhi në seancën plenare

Në seancën e sotme plenare, krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Demokratike (PD), Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi, patën një përballje të ashpër me akuza dhe replika lidhur me situatën politike dhe veprimet e mazhorancës.

Niko Peleshi kritikoi ashpër qasjen e PD-së në Kuvend, duke thënë se opozita kërkon ta kthejë sallën në një gjyq publik dhe të përdorë seancat për të bërë akuza politike, duke përdorur figura të kaluarës si referencë për persekutimet politike. Ai u shpreh se PS ka avantazhin e fjalës së fundit dhe që shqiptarët e kuptojnë se kjo është një fushatë e PS-së që synon të mbrojë interesat e qytetarëve.

Nga ana tjetër, Gazment Bardhi e kundërshtoi ashpër këtë qëndrim, duke theksuar se PD ka për detyrë të denoncojë ato që ai i quajti “hajdutët që vjedhin pronat publike”. Ai solli shembuj konkretë, si ata që lidhen me pronat e ushtrisë dhe ligjet që, sipas tij, favorizojnë individë të caktuar, duke nënkuptuar Klodjan Zoton dhe lidhjet e tij me ligjet që kalojnë në Kuvend. Bardhi e akuzoi mazhorancën për hedhjen në kosh të dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke shprehur shqetësim për një shembull të gabuar që kjo mazhorancë po jep për qytetarët, duke injoruar ligjet dhe vendimet e institucioneve të drejtësisë.

Peleshi dhe Bardhi vazhduan me akuza të forta, ku Peleshi theksoi se PS do të vazhdojë të luftojë për interesin e qytetarëve, ndërsa Bardhi u shpreh se PD do të vijojë të denoncojë korrupsionin dhe shkeljet e ligjit nga mazhoranca, duke i kërkuar asaj të respektojë kushtetutën dhe të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Peleshi: U tha që ne synojmë ta kthejmë këtë sallë në gjyq publik. E thonë me zë të lartë për gjyq publik që të na ktheni në kohën e persekutimeve politike. E keni në avantazh që thoni fjalën e fundit për këdo që del para. Shqiptarët këtë e kuptojnë. Kaq e thjeshtë është sepse PS fiton.

Bardhi: Jemi shumë të ndryshëm në këtë sallë. Na mirëkupto shoku Niko, nëse vidhen pronat e ushtrisë i themi me emër dhe mbiemër. Nëse ne shoku Niko konstatojmë ligjet që i miratoni ligjet e Klodjan Zoto do e themi me zë të lartë. Kjo nuk është të godasësh biznesin por ata që vjedhin pronën publike. Por ata që i shërbejnë interesin privat që të mbrojmë konkurrencën e lirë. Jeni e vetmja mazhorancë që dy vendime të GJK i keni hedhur në kosh. Shembulli që jepni ju që na bëni moral, çfarë shembulli jepni ju për qytetarët që kanë konflikt. Për turpin tuaj, dhe kryetares së Kuvendit, u betuar se sapo të vinte Opinionit i Venecias do zbatonte këshillën. Shpiku një opinion që nuk ekziston. I tha shqiptarëve që KV na tha se jemi të pavarur dhe nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi i detyruar të dërgojë në GJK mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Nuk ka rëndësi ç’thotë Elisa, apo Klotilda por ajo që thotë GJK. Parimi është supremacia e kushtetutës dhe jo tuiteri i Edi Ramës. Të gjithë autoritetet janë të detyruar ti binden vendimeve. Parlamenti ndryshe nga reagimi juaj, nuk mund ti referohet parimit të ndarjes së pushteteve. GJK ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i tyre nuk mund të kushtëzohet me votim nga shumica parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...