30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Mandati i Olta Xhaçkës,Bledi Çuçi:” Respektim nuk duhet të kushtëzohet nga një shumicë parlamentare”

Deputeti socialist, Bledi Çuçi, reagoi në parlament në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe çështjen e mandatin të Olta Xhaçkës, duke theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme, por duke ngritur gjithashtu çështjen e instrumenteve të nevojshëm për adresimin e papajtueshmërisë në këtë gjykatë. Ai theksoi se Kushtetuta i jep parlamentit fuqinë për të vendosur mbi disa çështje dhe se përmbajtja e votës së deputetëve nuk duhet të imponohet nga shumica parlamentare.

Çuçi sqaroi se Gjykata Kushtetuese ka mbështetur vendimin e saj të vitit 2016, dhe se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore të bëra më pas, lejojnë që një të pestë e deputetëve të kenë të drejtën të çojnë çështje në Gjykatë pa miratimin e parlamentit. Ai e vlerësoi opinionin e Komisionit të Venecias si një konfirmim të rëndësishëm për respektimin e rolit të parlamentit dhe theksoi se dinjiteti i këtij institucioni ishte i konfirmuar në raportin e Venecias.

‘Nuk e kundërshtojmë faktin që është Gjykata Kushtetuese që shprehet për papajtueshmërinë. Është konflikti instrumentit si shkohet në Gjykatë Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme të zbatohen. Në vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet t’ja lej vendimmarrjes së parlamentit. Respektim nuk duhet të kushtëzohet nga një shumicë parlamentare. Kushtetuta thotë mund të përjashtoj disa çështje nga vendimmarrja e parlamentit. Ju thashë hajde ndryshojmë rregullat.

Por nëse kushtetuta i jep parlamentit fuqinë për të vendosur, për një çështje të caktuar, përmbajtja e votës nuk duhet të imponohet. Ju është mohuar një e drejtë kushtetuese që të shkoni në GJK me 1/5. Në rastin konkret i ka thënë GJK keni bërë gabim që i ktheni kthyer mbrapsht në 2022 për të shkaur me 1/5. GJK megjithëse 6 orë pati një debat dhe gjykim, i është përmbajtur vendimit të 2016.

Por në 2016 GJK nuk e ka pasur të qartë nëse mund të shkojë 1/5 pa shkuar në parlament. Dhe më pas u ndryshua kushtetuta që ka njohur 1/5 deputetëve dhe ka ndryshuar edhe ligjin për GJK. Opinoni i Venecias thotë se GJK duhet të marri parasysh opinionin e ligjvënësit në vendimet e saj. Që nesër po të shkoni ta çoni si 1/5 duhet t’ja pranoj. Nuk themi kurrë që marrim vendim ne për pa[pajtueshmëria. Opinioni i Venecias vuri në vend dinjitetin e parlamentit.’

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...