26.6 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Video/ Goditet grupi kriminal ukrainas, rekrutonin shpërndarës droge në vendet e BE-së, baza në Vlorë

Një operacion policor në qytetin e Vlorës ka zbuluar dhe goditur dy raste të trafikimit të personave të rritur nga Ukraina. Sipas një deklarate për mediat nga drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela, rrjeti kriminal rekrutonte shtetas ukrainas nga vende të ndryshme të Europës dhe i transportonte në Shqipëri, ku u privonte dokumentet e udhëtimit dhe i detyronte të angazhoheshin në aktivitete të paligjshme.

Metodat e shfrytëzimit dhe aktivitetet kriminale

Personat e trafikuar përballeshin me kërcënime, dhunë fizike dhe psikologjike, duke u detyruar të ndihmonin në rekrutimin e individëve të tjerë përmes rrjeteve sociale. Viktimat përdoreshin për aktivitete kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike në vende të tjera të Europës.

Çela theksoi se deri tani nuk ka prova që përfshijnë shtetas shqiptarë apo banorë të Vlorës në këtë rrjet kriminal, por hetimet, të drejtuara nga prokurori Erion Murataj, janë ende në vazhdim.

Arrestimet dhe sekuestrimet

Gjatë operacionit u arrestuan katër shtetas të huaj:
•Mark Petrenko, 27 vjeç, nga Harkov, Ukrainë
•Nazar Khamuilo, 23 vjeç, nga Kiev, Ukrainë
•Oleksandr Tavorskyi, 24 vjeç, nga Minsk, Bjellorusi
•Marianna Syzareva, 22 vjeçe, nga Kiev, Ukrainë

Ndërkohë, një tjetër shtetas, K.M., 35 vjeç, banues në Poloni, është shpallur në kërkim.

Në këtë operacion u shoqëruan gjithashtu 19 shtetas ukrainas të moshës 18-26 vjeç, të cilët ishin viktima të trafikimit.

Pajisjet e sekuestruara
Për të dokumentuar veprimtarinë e rrjetit, policia sekuestroi një sasi të madhe pajisjesh:
•18 laptopë
•23 pasaporta udhëtimi
•4 karta identiteti
•23 aparate celularë

Të gjitha pajisjet do të analizohen nga Instituti i Policisë Shkencore në Tiranë për të nxjerrë të dhëna që mund të çojnë në zgjerimin e hetimeve mbi rrjetin kriminal.

Mesazh nga autoritetet
Gjatë këtij operacioni u goditën dy raste të trafikimit të personave të rritur nga shteti i Ukrainës. Pjesëtarët e këtij rrjeti trafikimi rekrutonin në vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, duke i sjellë në Shqipëri, ku më pas u mbanin dokumentet e udhëtimit dhe i shfrytëzonin për të kryer veprimtari të kundërligjshme.
 
Personat e trafikuar detyroheshin përmes kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës fizike dhe psikologjike, për t’u angazhuar në marketingun e rekrutimit të individëve të tjerë në vendet e Europës, duke përdorur platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, me qëllimin për t’i shfrytëzuar më pas për veprimtari kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, që kryheshin gjithashtu në vendet europiane’ deklaroi Çela..

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...