11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Ne nuk kemi qenë në Dubai”,Antonela Berisha reagon për ngjarjen e rëndë dhe akuzat ndaj saj dhe motrës

Antonela Berisha ka komentuar për herë të parë mbi ngjarjen e rëndë në të cilën ajo dhe motra e saj, Mariela, u përfshinë pas sulmit ndaj Klea Prengës. Gjatë deklaratës së saj, Antonela ka ndarë detaje të reja mbi periudhën e vështirë që po kalon familja e saj.

Në një prononcim publik, Antonela ka adresuar gjithashtu zërat që lidhnin emrin e saj me të ashtuquajturën “çështja e Dubait.”

“Dua ta sqaroj një herë e mirë këtë çështjen e Dubait. Nuk kemi qenë atje. Ky është një informacion që mund të vërtetohet, pasi askush nuk mund të udhëtojë nëse është në verifikim. Ne nuk kemi qenë në Dubai,” tha ajo, duke hedhur poshtë spekulimet që e kanë ndjekur.

Ajo shtoi se përballja me opinionin publik dhe lajmet e rreme ka qenë shumë e vështirë, duke marrë mesazhe të shumta, disa prej të cilave shumë të rënda, veçanërisht ndaj motrës së saj.

Mesazhi më i errët ka qenë për motrën time, për të cilën thonin se ishte e kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë në Itali. Kjo ka qenë një goditje e madhe për ne, duke qenë se jetojmë në Itali dhe kemi nënshtetësinë atje,” tha Antonela, duke theksuar se akuzat kanë ndikuar thellë në mirëqenien e familjes së saj.

Ajo sqaroi se të dyja janë aktualisht nën masa sigurie: Antonela me detyrim paraqitjeje dhe motra e saj në arrest shtëpie, duke pranuar se ngjarja ka lënë pasoja të rënda psikologjike dhe ligjore.

Kam keqardhje për gjithçka që ka ndodhur. Jemi njerëz dhe bëjmë gabime. Normalisht, nuk do të doja që kjo situatë të kishte ndodhur,” përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...