27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Kujdesi ndaj ushqimit gjatë festave: këshilla për pacientët me probleme në veshka

Periudha e festave shoqërohet shpesh me tendencën për të abuzuar me ushqime dhe pije, duke përfshirë ato alkoolike apo me ngjyrues. Për individët që vuajnë nga probleme me veshkat, kujdesi ndaj ushqimit bëhet një domosdoshmëri, pasi në gjak mund të rritet niveli i elementeve që mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore.

Një ndër elementet më shqetësuese për pacientët me probleme në veshka është fosfori. Nëse niveli i tij në gjak rritet, mund të shkaktojë hollimin e kockave dhe thyerjen e tyre të lehtë. Gjithashtu, ndjesia e kruarjes në lëkurë shpesh sinjalizon sasi të larta të fosforit në gjak, duke e bërë të domosdoshme matjen e rregullt të këtij elementi.

E ftuar në një emision televiziv, Prof. Asc. Marsida Duli, mjeke nefrologe nga Premium Clinic, theksoi rëndësinë e ndjekjes së një diete të kujdesshme për pacientët me sëmundje të veshkave:
I këshillojmë pacientët të përdorin produkte me nivele të ulëta fosfori dhe kaliumi. Fosfori i lartë ndikon drejtpërdrejt në sistemin osteoartikular, duke shkaktuar hollim të kockave dhe efekte anësore si kruarjet apo dhimbjet e artikulacioneve. Kruarja është shpesh sinjali i parë i rritjes së fosforit në gjak,” tha mjekja.

Një tjetër problematikë është niveli i lartë i acidit urik në gjak, i cili ndikon negativisht në funksionimin e veshkave. Sipas mjekes, konsumimi i tepruar i ushqimeve që prodhojnë acid urik dhe dështimi i veshkave për ta eliminuar përmes urinës mund të përkeqësojë gjendjen.

Rritja e acidit urik përkeqëson funksionin e veshkave, duke shkaktuar dhimbje dhe probleme me artikulacionet si gjunjtë, këmbët, brrylat dhe duart. Gjithashtu, krijohet një predispozicion për formimin e kristaleve dhe gurëve në veshka, veçanërisht në sezonin e konsumimit të agrumeve me përmbajtje të lartë të vitaminës C,” shpjegoi nefrologia.

Gjeli i detit: një zgjedhje e shëndetshme gjatë festave

Një ndër ushqimet që nefrologia rekomandoi është gjeli i detit, i cili përmban hekur, fosfor dhe kalium, duke ndihmuar në trajtimin e anemisë dhe ruajtjen e shëndetit të kockave.

Gjeli i detit është një ushqim me vlera të jashtëzakonshme. Ai përmban triptofan, një aminoacid që nxit prodhimin e serotoninës, hormonit të humorit dhe uljes së stresit. Konsumimi i tij ndihmon gjithashtu në reduktimin e dhimbjeve të muskujve dhe kockave,” përfundoi mjekja Duli.

Pacientët që vuajnë nga sëmundje të veshkave duhet të ndjekin këshillat e specialistëve, duke kufizuar marrjen e fosforit, kaliumit dhe acidit urik, si dhe duke bërë analiza të rregullta për të monitoruar nivelet e tyre në gjak.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...