26.9 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Monika Kryemadhi: Vendimi për sekuestrimin e dy vilave shtyhet për nesër, çështja do të shkoj në Strasburg

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ishte sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Krime të Rënda (GJKKO), ku po shqyrtohet sekuestrimi i dy vilave që dyshohet të jenë të lidhura me çështje pastrimi parash. Pas seancës, Kryemadhi deklaroi për gazetarët se vendimi për këtë çështje u shty për nesër.

Deklaratat e Kryemadhit:

Kryemadhi akuzoi Prokurorinë e Posaçme për mungesë profesionalizmi, duke thënë se nuk ka angazhuar ekspertë financiarë për të hetuar burimin e pasurive dhe është bazuar në “thashetheme gazetareske.”
“Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, qëndruan në kuadrin e thashethemeve gazetareske,” tha ajo.

Kryemadhi mbrojti pronësinë e vilave duke thënë se njëra prej tyre është blerë nga e ëma e saj me kredi dhe se kjo pasuri është përdorur në mënyrë legjitime.
Ajo vuri në pikëpyetje standardin e drejtësisë, duke përmendur raste të prokurorëve të SPAK që, sipas saj, kanë marrë kredi dhe i japin pronat me qira.
Mamaja ime e ka blerë me kredi dhe jeton aty. Prokurorët e SPAK kanë marrë kredi, i japin me qira dhe marrin nga 3 shtëpi. Është e paligjshme?”

Kryemadhi shprehu bindjen se çështja do të përfundojë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke sugjeruar se ajo e konsideron procesin gjyqësor në Shqipëri të politizuar dhe të padrejtë.
“Jam e sigurt që kjo çështje do të shkojë në Strasburg.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...