Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më pas ka goditur një mjet të parkuar në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në automjet.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po dokumenton të dhënat, ndërsa vijojnë veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.





