22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

KPM gjobit Klan Kosovën me 30,000 Euro për promovimin e dhunës në “Big Brother”

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka vendosur të gjobisë Klan Kosovën me 30,000 euro për shkak të promovimit të dhunës përmes emisionit “Big Brother”. Lajmi është bërë i ditur nga juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila e vlerësoi këtë vendim si “historik”. Ajo theksoi se promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive nuk mund të kalojnë pa ndëshkim.

Kusari e shoqëroi këtë informacion me një postim në rrjetet sociale ku e quajti “Big Brother” një emision që tani ka marrë epitetin e promovuesit të dhunës ndaj grave, duke i bërë thirrje Klan Kosovës të ndryshojë qasjen e tij në këtë drejtim. Ajo gjithashtu e cilësoi këtë vendim si një hap të madh për shoqërinë kosovare, duke theksuar se modeli i Shqipërisë për rritjen e shikueshmërisë përmes dhunës nuk do të kalojë në Kosovë.

Big Brother tani ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave. A do të ndryshoj qasjen Klan Kosova apo do të vazhdoj avazin e njëjtë?”, ka shkruar Kusari.”E fituam rastin kundër Big Brother dhe Klan Kosova! 30,000 euro gjobë për Klan Kosova që përmes Big Brother promovoi dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës, lejoi gjuhë denigruese dhe lejoi përdorim të fjalorit vulgar pankodim për t’i mbrojtur fëmijët.

Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive.

“Big Brother tani ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave. A do të ndryshoj qasjen Klan Kosova apo do të vazhdoj avazin e njëjtë?”, ka shkruar Kusari.

Bravo KPM! Ky është një hap i madh për shoqërinë tonë! Modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë. Pikë. Vendimi do të publikohet në të ardhmen dhe nëse kam kohë e analizoj detajisht.

P.S për të interesuarit rreth bazës ligjore, KPM ka përdorë pikërisht nenin 3.1 të Kodit të Etikës në të cilën e kam bazu ankesën dhe poashtu edhe nenin 4 dhe 5 të Kodit.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...