25.9 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Mbështetje e fortë për Kosovën/Kryetarja Spiropali:”Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë”

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në takimin e dy Kuvendeve në Prishtinë më 20 dhjetor, shprehu mbështetje të plotë dhe të hapur për Kosovën në proceset e integrimit ndërkombëtar, duke theksuar anëtarësimin e Kosovës në NATO, Këshillin e Evropës, si dhe rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Spiropali u shpreh se Ballkani shpesh ka qenë një vend ku janë ngritur ankesa dhe shqetësime, por shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri të palëkundur për të transformuar shoqërinë e tyre në një shoqëri moderne dhe evropiane, duke qenë të orientuar euroatlantikisht. Ajo ftoi shtetarët kosovarë që të bashkëpunojnë dhe të diskutonin se si mund të bëjnë më mirë nesër në axhendën e përbashkët me frymëzim evropian.

“Ne shqiptarët nuk bëjmë dallim. Po në këtë moment historik, shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri të palëkundur në rrugëtimin e tyre për shndërrimin e shoqërisë në një shoqëri moderne, evropiane dhe euroatlantike,” tha Spiropali.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkërendimit të planeve dhe strategjive për realizimin e objektivave strategjikë, përfshirë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike. Spiropali e cilësoi njohjen përfundimtare të Kosovës si një realitet të pakthyeshëm gjeopolitik dhe një mjet për forcimin e stabilitetit dhe paqes në rajon.

Kryetarja Spiropali përmendi marrëveshjen e nënshkruar mes dy Kuvendeve në shtator 2022, që ka institucionalizuar bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke e mbështetur afrimin e njerëzve të dy vendeve dhe forcimin e marrëdhënieve mes qeverive dhe institucioneve.

“Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Shqipëria është prioritet kombëtar i Kosovës,” tha Spiropali, duke shtuar se Shqipëria mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Ajo gjithashtu shprehu bindjen se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe se pranimi i saj në Këshillin e Europës është vetëm një çështje kohe.

Në fjalën e saj, Spiropali theksoi edhe angazhimin e Shqipërisë si anëtar i NATO-s, duke nënvizuar se forcimi i marrëdhënieve të Kosovës me Aleancën është një prioritet. Ajo u shpreh se NATO është garancia për sigurinë e Kosovës dhe gjithë rajonin, dhe qëndrimi i Shqipërisë është në mbështetje të përpjekjeve të Kosovës për garantimin e rendit dhe ligjit.

Spiropali gjithashtu u shpreh me shqetësim për “spiralen e destabilizimit” që po përjeton Veriu i Kosovës dhe tha se Shqipëria mbështet përpjekjet e Kosovës për të garantuar ligjin dhe rendin në çdo pjesë të territorit të saj. Ajo e cilësoi si “dalldira të së shkuarës” çdo frymëzim nacionalist që synon të mbajë peng Veriun e Kosovës dhe e lidh atë me makthe të së shkuarës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...