21.5 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin

SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale mes tyre, si dhe për komunikime të vazhdueshme lidhur me çështjen penale ku është përfshirë Agasi.

Në komunikimet e siguruara nga hetuesit, sipas informacioneve të bëra publike, shfaqen edhe shprehje si: “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot”, “Të gjithë ne” dhe “Do përfundojmë keq, shpirt”.

Sipas SPAK, përtej dyshimeve për një lidhje personale, Hyseni dyshohet se është përfshirë edhe në çështjen penale të Agasit, duke shfaqur gatishmëri për ta ndihmuar dhe duke vënë në dispozicion cilësitë e saj zyrtare dhe kapacitetet institucionale që drejtonte.

Një tjetër element i hetimit lidhet me automjetin e sekuestruar të Ergys Agasit në Equos Resort. Sipas informacioneve të bëra publike, në automjet janë gjetur materiale që dyshohet se i përkisnin Shërbimit Informativ të Shtetit.

Mësohet se javën e kaluar, SPAK ka marrë në pyetje Vlora Hysenin. Gjatë dëshmisë së saj, ajo ka pranuar se ka pasur komunikime me Ergys Agasin dhe se prej tij ka marrë informacione të lidhura me Shërbimin Informativ të Shtetit.

Megjithatë, Hyseni ka mohuar të ketë takuar fizikisht Agasin apo të ketë bashkëpunuar me të.

Ndërkohë, sipas të dhënave të hetimit, Ergys Agasi rezulton se në pjesën më të madhe të kohës ka qëndruar në vilat qeveritare. Për ushqimin e tij dyshohet se është ndihmuar nga Embo Sulejmani.

Ky i fundit rezulton të ketë qenë një kontakt i drejtpërdrejtë i Agasit, bazuar edhe në komunikimet e gjetura në telefonat celularë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...

Vlora Hyseni ndalohet në Vërmicë, burimet: “Qëndroi gjatë ditës në Kosovë dhe u dorëzua...

0
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është ndaluar ditën e djeshme në pikën kufitare të Vërmicës, bëjnë të ditur burime të...