14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

GJKKO rrëzon kërkesën për kthimin e telefonit të bashkëshortes së Veliajt, Hetimet vazhdojn

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt, për kthimin e telefonit dhe disa pajisjeve dhe dokumenteve të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme gjatë një kontrolli të realizuar më 6 dhjetor. Vendimi i kësaj kërkese u mor nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri.

Kontrollet u ushtruan me urdhër të prokurorit Ols Dados, ku agjentët e BKH-së sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt, dhe kryen kontrolle në qendrën “Harabel,” ku Xoxa është bashkëthemeluese. Në këtë seli, e cila ndodhet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, u sekuestruan dokumente dhe materiale të ndryshme që lidhen me hetimet për pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Në lidhje me këtë çështje, një tjetër kërkesë është paraqitur në Apelin e Posaçëm nga avokatët mbrojtës, të cilët kanë argumentuar se kontrollet e BKH-së janë kryer në shkelje të ligjit procedurial dhe pa një shkak të ligjshëm. Ky ankim është caktuar për shqyrtim nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, por ende nuk është vendosur një datë për mbajtjen e seancës.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për vëllain e kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj, në kuadër të hetimeve që lidhen me pasuritë e familjes Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...