25.9 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Kryeministri Edi Rama: “Shqipëria dhe Kosova duhet të veprojnë dorë për dore”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ka negociuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë samitit të BE-së për heqjen e sanksioneve që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj Kosovës. Ai theksoi se dëshira e tij është që Shqipëria dhe Kosova të mos jenë në dy pozita të ndryshme në procesin e integrimit në BE: njëra duke negociuar anëtarësimin, ndërsa tjetra të jetë nën sanksione të BE-së.

“Ne kemi kërkuar dhe këmbëngulën me forcë që këto sanksione të hiqen dhe siguruam që fondet e BE-së, të cilat janë penguar për shkak të këtyre masave, të mund të lëvrohen,” tha Rama. Ai theksoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të veprojnë dorë për dore, paqedashës dhe paqeruajtës, për të bindur skeptikët në BE për absurditetin e mosnjohjes së Kosovës si shtet sovran.

Kryeministri shqiptar theksoi se barra e fajit për degradimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve duhet të bjerë vetëm mbi Serbinë dhe se Kosova nuk duhet të mbajë asnjë përgjegjësi për këtë proces. Ai shprehu dëshirën që Kosova të njihet sa më shpejt nga vendet europiane që ende ngurojnë ta pranojnë realitetin e pashmangshëm të Kosovës, përfshirë Serbinë, që sipas tij e ka humbur luftën dhe nuk ka asnjë arsye ta lidhë fatin e saj europian me atë të Kosovës.

“Duam të ndihmojmë Kosovën me të gjitha mundësitë që kemi, por ato mundësi nuk mund të krahasohen me ato të miqve dhe aleatëve tanë strategjikë,” shtoi Rama, duke theksuar se pezmatimi i këtyre aleatëve për Kosovën ka penguar Shqipërinë të bëjë më shumë për të ndihmuar Kosovën në këtë periudhë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...