16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Operacioni “Ambientet”: Arrestohen tre persona për shitje droge dhe lojëra fati në Sanxhak të Kurbinit

Tre persona janë arrestuar në fshatin Sanxhak të Kurbinit, pasi u zbuluan duke përdorur një lokal dhe një dyqan për konsumimin dhe shitjen e drogave, si dhe për organizimin e lojërave të fatit. Ndër të arrestuarit janë pronari i dy ambienteve, prindërit e tij dhe kamarieri i lokalit. Po ashtu, një 25-vjeçar është kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike në ambientet e këtij lokali dhe do të hetohet në gjendje të lirë.

Policia bëri me dije se operacioni “Ambientet” u realizua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore. Pas kontrolleve të kryera, në lokalin e Sanxhakut u arrestuan pronari i lokalit, shtetasi V. R., 26 vjeç, prindërit e tij, shtetasit Gj. R., 67 vjeç, dhe M. R., 63 vjeçe, si dhe kamarieri, shtetasi R. I., 26 vjeç, të gjithë banues në këtë fshat.

Hetimet paraprake sugjerojnë se këta shtetas kishin përshtatur lokalin dhe dyqanin për konsumimin dhe shitjen e drogave të ndryshme. Po ashtu, ata kishin instaluar kompjuterë për lojëra fati. Pas kontrollit të ambienteve, policia sekuestruan 30 doza të lëndës narkotike “Cookies”, e dyshuar e sjellë nga Amerika Latine, 2 kg lëndë narkotike Kanabis Sativa, e ndarë në mijëra doza, 2 peshore elektronike, 3 kompjuterë, 3 celularë, disa fishekë, një shumë parash (në lekë dhe në euro), si dhe 6 ora dore të dyshuara të vjedhura.

Materialet e rastit i kaluan Prokurorisë Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...